Rrëshqitje dheu, mbyllet për qarkullim një segment i autostradës “Ibrahim Rugova”

E publikuar: 05/03/2025 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për shkak të rrëshqitjes së dheut është mbyllur autostrada “Ibrahim Rugova”, në segmetin e 27-të, në mes të Prizrenit dhe Suharekës.

Ministria e Mjedisit ka njoftuar se me qëllim të lëvizjes së sigurt të qytetarëve në këtë segment kjo pjesë është bllokuar për qarkullimin e automjeteve deri në pastrimin e dheut të shembur.

“Ekipet tona të mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë hapat konkret për lirimin e kësaj pjese të Autostradës në fjalë. Lusim të gjithë qytetarët e vendit tonë, që deri në pastrimin e dheut dhe lirimin për qarkullim të këtij segmenti të shfrytëzojnë rrugët alternative. Lidhur me pastrimin e dheut nga autostrada do ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.