Ronela po vjen me befasi!

E publikuar: 16/12/2016 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash e disa ditë, këngëtarja Ronela Hajati po qëndron në Prishtinë.
Angazhimet në xhirimet festive për Vitin e Ri janë arsyeja kryesore e qëndrimit megjithatë në një rrugë e dy punë, Hajati nuk po dëshiron të humb shumë kohë.

Në orët e mbrëmjes, këngëtarja e njohur ka frekuentuar studion e RedBox Entertainment për të përgatitur projektin e ri.

Nuk dihet nëse ajo do vije solo apo në bashkëpunim pas suksesit me Young Zerkën tek ‘Syn i jemi’ që tashmë numëron miliona shikime në Youtube. /Prive/