Romakët, Salahut: Kjo dhemb aq shumë, por të urojmë fat në finale

E publikuar: 02/05/2018 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool është finalist i dytë i Ligës së Kampionëve.

The Reds janë kualifikuar për në ndeshjen vendimtare të ligës elitare evropiane për klube.

Anglezët kanë pësuar humbje me rezultat 4-2, por janë kualifikuar pasi që kanë triumfuar në takimin e parë me rezultat 5-2.

Pas takimit kanë reaguar skuadra italiane teksa i ka uruar ish-lojtarit, i cili për një vit veshi fanellën e romakëve, Mohamed Salahut.

“Kjo dhemb aq shumë pasi që ëndrra e pa besueshme e Romës për të shkuar deri në Kiev ka mbaruar, por ju do të jeni atje në ngjyrat tuaja të reja. Paç fat në finale”, thuhet në mesazhin e Romës.

Kujtojmë se të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp do të takohen në finale me Real Madridin. /Telegrafi/