Rohan më 2018: Austria donte që shqiptarët të jetonin në një shtet

E publikuar: 13/12/2021 22:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë kaluar 109 vjet nga mbajtja e Konferencës së Londrës, ku ishte marrë vendimi për ndryshimin e kufijve shqiptarë.

Copëtimi i trojeve la jashtë Shqipërisë miliona shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje u vendos në mbledhjen e fuqive të mëdha asokohe.

E ish-diplomati austriak, Albert Rohan, që ishte zëvëndës i të dërguarit të posaçëm të OKB-së për negociatat e statusit përfundimtar për Kosovën, kishtë rrëfyer për Klan Kosovën në vitin 2018 se ishte biseduar për këtë temë edhe në familjen e tij.

Për këtë ishte bërë shkak përfaqësuesi i Austro-Hungarisë në këto negociata, e që ishte kumbara i familjes së Rohanit.

Rohan kishte thënë në intervistë se në familjen e tij thuhej se Austria dëshironte që të gjithë shqiptarët të jetonin në një shtet.

Ndër të tjera, ish-diplomati kishte deklaruar se që atëherë Rusia kundërshtonte dhe e dëshironte një minishtet, rezultati i të cilit janë kufijtë aktualë me mbi 2 milionë shqiptarë jashtë.

Konferenca e ambasadorëve kishte filluar punimet në dhjetorin e vitit 1912 dhe ato kishin vazhduar deri në fund të korrikut të një viti më vonë. Për të ndikuar në vendime kishte shkuar në Britani të Madhe edhe një delegacion shqiptar.