Lajmet

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

05.11.2026 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

Ministria e Ekonomisë ka themeluar një task-forcë ndërinstitucionale për sezonin dimëror 2026-2027, me mandat për të monitoruar furnizimin me energji elektrike, për të koordinuar përditësimin e bilancit dimëror dhe për të përgatitur planin e veprimit me masa konkrete, përgjegjësi dhe afate.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Aleancës, Albana Bytyqi, lidhur me përgatitjet dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë gjatë sezonit të dimrit.

Rizvanolli tha se task-forca udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë dhe përbëhet nga përfaqësues të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), KEK-ut, KOSTT-it, KEDS-it, KESCO-s, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Duke marrë parasysh këto rrethana, dhe kufizimet e prodhimit vendor, unë kam themeluar task forcën ndërinstitucionale për sezonin dimëror 2026-2027, e cila udhëhiqet nga Ministria e Ekonomisë, me pjesëmarrje gjithashtu të ZRRE-së, KEK-ut, KOSTT-it, KEDS-it, KESCO-s, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Task forca ka mandat të monitorojë furnizimin, të koordinojë përditësimin e bilancit dimëror dhe të përgatisë planin e veprimit me masa, përgjegjësi dhe afate konkrete. Raportimi në ministri është javor dhe, ose i menjëhershëm kur identifikohet rrezik për furnizim”, tha ajo.

Ministrja ka paralajmëruar se përgatitjet për dimër po bëhen duke marrë parasysh zhvillimet në tregjet ndërkombëtare, ku, sipas saj, janë rritur çmimet e energjisë elektrike.

“Në nivel botëror, rritja e kërkesës për energji elektrike dhe pasojat e luftës në Iran kanë shtuar presionin mbi sistemet energjetike dhe kostot e furnizimit. Në tregjet relevante për rajonin tonë, rritjet janë edhe më të theksuara. Në shtator 2026, krahasuar me shtatorin e vitit 2025, çmimi mesatar në tregun e ditës përpara ishte rreth 75 për qind më i lartë në bursën hungareze HUPEX, ndërsa rreth 50 për qind më i lartë në ALPEX për zonën e Kosovës”, tha Rizvanolli.

Ajo ka sqaruar edhe përgjegjësitë e institucioneve dhe ndërmarrjeve në sektorin e energjisë, duke theksuar se sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizimin e konsumatorëve është detyrim i furnizuesve të licencuar.

“Ministria e Ekonomisë harton politikat energjetike dhe udhëheq zbatimin e strategjisë së energjisë. ZRRE-ja është autoriteti i pavarur, përgjegjës për rregullimin e sektorit, mbikëqyrjen e përmbushjes së detyrimeve ligjore dhe rregullatore nga ana e ndërmarrjeve të licencuara, si dhe monitorimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike. KOSTT-i është përgjegjës për operimin e sigurt të sistemit, transmetimin dhe balancimin. KEK-u, për operimin dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve të vetëprodhimit, ndërsa operatori i sistemit të distribucionit, KEDS-i, për operimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e rrjetit të shpërndarjes. Sigurimi dhe kontraktimi i energjisë për furnizimin e konsumatorëve është detyrim i furnizuesve të licencuar”, tha ajo./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti dhuron gjak në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Kurti dhuron gjak në përvjetorin e vdekjes së Astrit Deharit

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

Rizvanolli: Është themeluar task-forca ndërinstitucionale për përgatitjet e furnizimit me energji gjatë dimrit

Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media

Konjufca pret homologun zviceran, pas takimit do të ketë konferencë për media

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

“Drejtësi për Astritin”, Tahiri kërkon përgjegjësi edhe nga pushteti

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Lushaku-Sadriu: Raporti i BE-së, më i dobëti historikisht – përsëritje e dështimeve të Qeverisë

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Haradinaj për Raportin e Progresit: Krejt proceset qeverisëse janë në ngecje

Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Sulmohet fizikisht gjyqtarja e Themelores në Gjilan, KGjK e dënon rëndë rastin

Nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të Astrit Deharit

Nis aktiviteti për dhurimin vullnetar të gjakut në nderim të Astrit Deharit

Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Kadetët e FSK-së diplomojnë në Gjermani, Maqedonci: Do t’i bashkohen oficerëve të Ushtrisë së Kosovës

Babai i Deharit flet për “manipulime” të rastit të Astritit: Pushteti i atëhershëm bëri përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje

Babai i Deharit flet për “manipulime” të rastit të Astritit: Pushteti i atëhershëm bëri përpjekje që rastin ta paraqiste si vetëvrasje

Kurti thotë se Dehari “u mbyt” në burg në 10 vjetorin e vdekjes së tij

Kurti thotë se Dehari “u mbyt” në burg në 10 vjetorin e vdekjes së tij

“Kurti të reflektojë”, Rexha komenton raportin e KE-së për Kosovën – e akuzon kryeministrin për “sulm” ndaj mediave

“Kurti të reflektojë”, Rexha komenton raportin e KE-së për Kosovën – e akuzon kryeministrin për “sulm” ndaj mediave

Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Kuvendi mblidhet sot, në rend dite tri projektligje dhe raporti i Auditorit

Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Raporti i Progresit për korrupsionin, Kurti e pranon se “në rastet e nivelit të lartë rezultatet nuk janë aty ku duhen të jenë”

Schuebel: Kosova do të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera në procesin e integrimit evropian

Schuebel: Kosova do të trajtohet njëjtë si shtetet e tjera në procesin e integrimit evropian