Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Turqi/ Erdogan forcë e dytë në rang kombëtar, në disavantazh në Stamboll e Ankara

E publikuar: 31/03/2024 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Turqia ka mbyllur procesin e votimit për zgjedhjet lokale në orën 16:00, ndërsa vijon procesi i numërimit në 81 provinca.

Nga rezultatet paraprake partia e Recep Tayyip Erdogan rezulton forcë e dytë në Turqi, e po ashtu dhe në Stamboll, Ankara dhe Izmir.

Rezultatet paraprake deri në orën 21:20 (ora lokale)

CHP: 38.55% të votave në Turqi, 50.185 në Stamboll, 58.43% në Ankara, 47.97% në Izmir

AK: 37.14% të votave në Turqi, 41.8% në Stamboll, 33.91% në Ankara, 37.16% në Izmir./tch