Rezart Veleshnja i bë 'gjëmën' Çanit në mes të 'Bllokut'

E publikuar: 29/04/2018 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ai ka mundur të sjellë në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ një sërë personazhesh të njohur të ekranit. Në mesin e tyre është dhe moderatori i ‘Zonë e lirë’, Arian Çanin. 

Rezi ka publikuar një video në Instagram ku shfaqet me Arian Çanin në një makinë por moderatorit të njohur i ndodh ajo që na ka ndodhur të gjithëve.

Në një moment kur Rezi kishte ndezur kamerën e telefonit për të bërë video, Çani po bënte mimikat e tij karakteristike sepse pretendonte se aktori do shkrepte telefonin për një foto, por në fakt ishte video. 

‘Dolem nje xhiro ne bllok per qefin tone plak! Por namin e ben kete te djele i madhi Arjan!’ ka shkruar Rezi krah videos. Kjo video ka treguar se mes tyre nuk ka asnjë hatërmbetje, pasi shpesh ndodhe që imitimet humoristike jo gjithmonë janë pranuar nga emrat e njohur të ekranit. /Gazeta Express/ 

Credit: @