Remitencave s’mund t’iu ndërrohet orientimi

14.03.2015 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Remitencave s’mund t’iu ndërrohet orientimi

Parave të dërguara nga emigrantët kosovarë për familjet e tyre në Kosovë, të cilat kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në mirëqenien e një numri të madh të familjeve, nuk mund t’iu ndërrohet fokusi, vlerësojnë përfaqësues të mekanizmave financiarë në Kosovë.

Orientimi i këtyre mjeteve në investime, sipas drejtorit të Departamentit të Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Kosovës, Arben Mustafa, nuk mund të bëhet.

“Remitencat nuk mendoj se mund të shndërrohen në investime, pasi që ato janë shumë të shpërqendruara dhe ato vijnë në shuma të vogla prej mesatarisht 200 apo 300 euro dhe të cilat edhe nëse duam, prapë nuk mund të akumulohen në një vend dhe të shndërrohen në investime, pasi që ato dërgohen për të financuar konsumin bazik të familjeve që i pranojnë”, thotë Mustafa.

Ekspertët e çështjeve ekonomike, vazhdimisht kanë potencuar se mënyra më e mirë e shfrytëzimit të këtyre mjeteve do të ishte orientimi i tyre në investime në sektorë të ndryshëm në Kosovë, në hapjen e bizneseve familjare, e që rrjedhimisht do të mundësonte punësim dhe zbutje të varfërisë.

Kosova konsiderohet si një ndër shtetet me më së shumti dërgesa të emigrantëve, ku në të shumtën e rasteve, këto dërgesa shfrytëzohen për konsum familjar.

Që nga viti 2004 e deri në fund të shtatorit të vitit të kaluar, shuma e dërgesave nga emigrantët, ka arritur mbi gjashtë miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare, janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë remitenca.

Ministri i Diasporës në Kosovë, Valon Murati, thotë se janë duke punuar që me projekte konkrete një pjesë të këtyre remitencave t’i kthejnë në investime. Por, edhe sipas ministrit Murati, jo të gjitha ato mjete që dërgohen në Kosovë, mund të shndërrohen në investime.

 “Na duhet shumë punë dhe shumë bashkëpunim për të gjetur rrugë më të mira që t’i hapim dyert dhe të krijojmë ambient të mirë administrativ, politik, ekonomik, sundimit të ligjit për të tërhequr investitorë nga diaspora, por edhe për të bërë përpjeke që me projekte të veçanta këto remitenca t’i shndërrojmë disa në pjesë të zhvillimit”, thekson ministri Murati.

Remitencat, shton Arben Mustafa, nga Banka Qendrore e Kosovës, duhet të pranohen ashtu si janë, pra që vijnë për të financuar konsumin bazik të ekonomive familjare, por, ai shton se duhet të mendohet që investimeve nga diaspora t’iu krijohet ambient më i mirë afarist.

“Qysh tani duhet të punohet intensivisht dhe qëllimi duhet të jetë si ta shfrytëzojmë këtë potencial të diasporës. Ne nuk mund ta presim që diaspora të vijë të investojë në Kosovë për shkaqe patriotike, por qëllimi ynë është që t’i ofrojmë diasporës një ambient më të mirë për investime. Dhe, këtu kur duam të tërheqim investitorët e huaj, përparësia më e madhe të jetë te diaspora jonë e madhe”, shton Mustafa, raporton rel.

Ndryshe, diaspora kosovare kishte shprehur interesim për të krijuar fonde të veçanta zhvillimore, por deri më tani nuk ka pasur asgjë konkrete.

Në një analizë të bërë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike është theksuar se pa dërgesat e qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, norma e varfërisë në vend do të ishte 50 për qind më e lartë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

Gazi amerikan, Adrian Shtuni: Kosova s’e ka luksin ta refuzojë, do të ishte autogol në rrafshin e ekonomisë e sigurisë

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

EX FIS i Isa Muharremit kapet duke punuar ilegalisht në autostradë – shteti për dy vite i mbylli sytë ndaj donatorit të VV-së

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

“Siguria energjetike është siguri kombëtare”, zyrtari amerikan: SHBA’të kanë prioritet forcimin energjetik të aleatëve

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

Shaqir Palushi: Frutex së shpejti do të përdorë gaz natyror nga SHBA-ja

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

EKSKLUZIVE: Albin Kurti përmes AKP-së i shet pa tender pronë 2524m² babait të deputetit Valon Ramadani, i fsheh emrin në dokumente

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Prattipati: Mundësia për projektin e gazit po mbyllet, Kosova të veprojë shpejt – varësia ndaj fqinjëve për rrymën do rritet

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Gjykata i jep të drejtë KOSTT-it, KESCO detyrohet të paguajë kamatëvonesë për borxhin mbi 2 milionë euro

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është pjesë e rrjetit tonë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Murati: Opozita fillimisht i përqeshte shtesat e tash po na kopjojnë në këtë politikë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Importi janar-prill: 71 milionë euro produkte të Serbisë në Kosovë

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Gjykata Komerciale: KESCO duhet t’i paguajë KEK-ut 40 milionë euro

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët