Bota & Rajoni

Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

20.09.2016 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Refugjatë nga Lindja e Mesme futen në Shqipëri

Policia e Gjirokastrës bllokoi në orët e para të mëngjesit të sotëm 20 refugjatë që hynë nga kufiri grek në territorin shqiptar. Sipas burimeve policore, mes refugjatëve kishte gra dhe fëmijë, të cilët kanë marrë ndihmën e parë me trajtim ushqimor dhe shëndetësor në pikën e Kakavijës.

Refugjatët u kanë pohuar autoriteteve shqiptare se kanë mbërritur nga ishulli Lesbos, ku dje u shënua një zjarr masiv. Sipas njoftimeve të mjeteve greke të informimit më shumë se 4 mijë refugjatë u zhvendosën 24 orët e fundit nga Kampi Moria në ishullin grek Lesbos pas një zjarri të madh që shkatërroi tendat dhe shtëpitë e improvizuara.

Sipas autoriteteve greke nuk janë raportuar të lënduar dhe disa refugjatë janë lejuar që të kthehen sërish në kamp. Organizatat ndërkombëtare vlerësojnë se rreth 5.600 refugjatë gjenden në Lesbos, ndërkohë që ishulli ka kapacitet për 3.600 refugjatë.

Pak ditë më parë përmbytja e një tjetër kampi të refugjatëve në Janinë bëri që grupe refugjatësh të shpërndaheshin në zona të qytetit duke u drejtuar edhe në territorin shqiptar.Policia greke tha se bllokoi 40 prej tyre që u pëproqën të udhëtonin me një autobus drejt kufirit shqiptar ndërkohë që në Kakavijë u bllokuan grupe më të vogla.

Shqipëria ka kapacitete shumë të vogla për të përballuar grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia, ndërsa mungojnë strehimoret dhe kushtet në qytete kufitare. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNCHR, hapi pak kohë më parë një zyrë në Gjirokastër me synimin e ndihmës për grupet e refugjatëve që hyjnë nga Greqia dhe e përdorin Shqiëprinë si një pikë tranzit për të kaluar drejt vendeve europiane.

*Ky tekst fillimisht u publikua në VOA Shqip

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri