Lajmet

Referendumet në Evropë, emra të ndryshëm por cak të njëjtë- largimin nga BE-ja

05.07.2016 21:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Referendumet në Evropë, emra të ndryshëm por cak të njëjtë- largimin nga BE-ja

Votimi i 23 qershorit në Britani të Madhe ka fuqizuar zërat e euroskeptikëve në tërë Evropën, përfshirë jo vetëm vendet themeluese të BE-së, por edhe ato të Europës qëndrore dhe lindore.

Mund të ketë dallime në mes të dy anëve gjeografike të Evropës në kërkesat për referendume, mirëpo qëllimi final është i njëjtë; shprehja e zemërimit me politikat e Brukselit dhe shkëputja e mundshme prej tyre.

Në vende perëndimore, si Holanda, kërkohen referendume të njëjta me atë të Britanisë për dalje përfundimtare nga Bashkimi Evropian. Ndërkaq, në vendet e lindjes, referendumet mund të kenë tjera emërtime, por arsyetimet përfundojnë në të njëjtën kategori me Britaninë dhe Holandën; rikthimi i sovranitetit të “humbur” nga anëtarësimi në BE.

Sovraniteti “i humbur” argumentohet me shqetësime për numrin e të huajve nëpër këto vende, apo edhe në përgjithësi politikat e centralizuara nga Brukseli.

Ndjenjat anti BE kanë prekur edhe zona të cilat kanë edhe rëndësi historike për vet ekzistencën e Bashkimit Evropian. Traktati i Mastrichtit, i nënshkruar në vitin 1992 në qytetin jugor holandez nga liderët e 12 shteteve anëtare të asaj kohe, kishte për qëllim krijimin e një BE-ja më moderne, duke i hapur rrugë kështu lidhjeve më të fuqishme politike dhe monetare brenda bllokut evropian.

Sot, politikanë të këtij qyteti janë aktiv për të trasuar rrugën drejt shkëputjes së Holandës nga Brukseli.

“Si komb shtet, ne duhet të kemi kufinjët tanë, gjykatat tona, dhe të bëjmë vet ligjet tona dhe jo njerëzit në Bruksel apo Bashkimin Evropian’, ka thënë për Zërin e Amerikës, Laurance Stassen, e cila dikur ishte deputete e Parlamentit Evropian, ndërsa tani është aktive në Partinë “Për Holanden”, e cila kërkon daljen e këtij shteti prej bllokut të shteteve evropiane.

Në Hungari, tashmë është vendosur që në tetor të këtij viti të mbahet referendum mbi kuotat e detyrueshme të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e migrantëve.

Votimi ka të bëjë me pranimin apo jo të planin të menduar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, për shpërndarjen e refugjatëve nëpër tërë vendet anëtare të BE-së.

Qethja e flokëve për të trembur të huajt

Attila Szigeti, banor i qytezës hungareze, Bicske, 37 kilometra në perëndim të Budapestit, thotë se ai do të votojë për të hedhur poshtë kuotën e pranimit të refugjatëve.

Duke qenë se ky 28 vjeçar jeton në një zonë jo shumë larg kufirit me Sllovakinë, ai ka qenë dëshmitar se si qindra mijëra refugjatë nga Siria, Iraku dhe Afganistani e kalojnë shtetin e tij për të ecur tutje drejt Evropës.

“Në fillim, nuk kam pasur problem me ta. Shqetësimi ishte minimal. Nuk bënin diçka serioze përpos kur vidhnin misër në arën time”, ka thënë Szigeti për Zërin e Amerikës.

Mirëpo, derisa numri i refugjatëve rritej, edhe problemet sipas tij rriteshin.

“Ata mblidhen nëpër grupe, formojnë banda dhe pengojnë e kërcënojnë vendorët”, thotë Szigeti.

Ndonëse e hedh poshtë pretendimin se është racist, ai thotë të ketë qethur flokët shkurt për tu dukur si person me të cilin nuk ke dëshirë të fillosh ndonjë sherr.

“Me këtë pamje, nuk kam nevojë të shikoj nga prapa. Kështu nuk kam pse të kem frikë sepse dukem sikur jam i fuqishëm”, thotë ky hungarez i ri.

“Pse ne nuk lejohemi këtu në Evropë, nuk jemi edhe ne njerëz sikur ju? Nuk kemi ne dëshira, nuk kemi të drejta sikur fëmijët tuaj?”, pyetet Mano, një student 22 vjeçar i mjekësisë nga Afganistani, i cili ka arritur në një kamp hungarez gjatë javës së kaluar.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është duke përdorur miliona dollarë nëpër billborde dhe reklama të tjera për të bindur hungarezët që të votojnë për mos pranimin e vendimit të Brukselit për migrantët.

Pyetja në këtë referendum është: “A dëshironi që Bashkimi Evropian të urdhërojë vendosjen e qytetarëve jo hungarezë në Hungari pa lejen e parlamentit?”, shkruan Zëri i Amerikës.

Orban ka thënë se votimi do të jetë një “mundësi për të kërkuar sovranitetin e Hungarisë”.

Analistët thonë se Orban tashmë e ka bindur shumicën që të votojnë kundër kuotave të BE-së për refugjatët dhe migrantët.

Pak kush flet për humbjet e daljes nga BE-ja

“Shumica e prosperitetit që e kemi arritur gjatë dekadave të fundit edhe në Holandë edhe në tërë Evropën varet nga tregtia e lirë dhe lëvizja e lirë e mallrave dhe njerëzve”, thotë për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Portit të Roterdamit të Holandës, Sjaak Poppe.

Ndryshe nga fjalimet plot pasion të partive euroskeptike, ekspertët ekonomik paralajmërojnë humbje shkatërruese të ekonomisë së vendeve evropiane nëse vazhdon dalja e shteteve nga BE-ja.

“Me Evropën, ne jemi zonë me 500 milionë banorë, që është zona më e madhe e tregtisë. Ndërsa Holanda është vend me vetëm 16 milionë banorë”, thotë më tej për Zërin e Amerikës, Poppe.

Në Holandë, ndërkaq, ligjet momentalisht e bëjnë pothuajse të pamundshëm mbajtjen e një referendumi për dalje nga BE-ja. Mirëpo, zgjedhjet që do të mbahen në mars të vitit 2017, “sëmundja ngjitëse” e BREXIT mund të ndjehet konkretisht edhe në Holandë, një prej vendeve themeluese të Bashkimit Evropian.

“Partia e Lirisë” që udhëhiqet nga Geert Wilders, pritet të fitojë zgjedhjet në Holandë. Wilders rregullisht ka bërë fushatë kundër asaj që ai e quan “Islamizim” i Evropës, ndërsa kërkon që njëjtë sikur britanikët edhe holandezët të votojnë për mbetje apo jo në BE.

Ndërkaq, javën e kaluar, Hungaria dhe grupi i Vishehradit, ku hyjnë edhe Polonia, Republika Çeke dhe Slovakia, kanë thënë se janë duke krijuar planet e veta për decentralizimin e BE-së.

Mirëpo, Hungaria, të paktën momentalisht, është duke u treguar e kujdesshme në kërkesën për referendum për largim përfundimtar nga BE-ja./rel/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Edi Rama: Nuk e lë në gjysmë misionin për ta futur Shqipërinë në BE, dorëheqja s’është opsion

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Gjeneral Jashari takon liderët ushtarakë amerikanë, theksohet bashkëpunimi me FSK-në

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rafuna: Kosova po humb fonde dhe projekte për shkak të bllokadës institucionale, duhen reforma urgjente

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Rama: Izolim, sanksione, humbje fondesh, mbyllje fabrikash – fatkeqësia që po e jeton Kosova si rezultat i një qeverie autokrate

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë

Gjini reagon pas mbylljes së qumështores Vita: Po u krijohet terren produkteve serbe në markete, të gjendet një zgjidhje e shpejtë