Sport

Real Madrid kampion Europe, Atletico “dënohet” nga penalltitë

28.05.2016 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Real Madrid kampion Europe, Atletico “dënohet” nga penalltitë

Real Madrid, kampion Europe për të 11-ën herë në histori. Los Blancos nuk tregojnë mëshirë duke rrëzuar sërish në finale Atleticon e Madridit në 120 minutëshin e Milanos pas një ndeshjeje heroike ku “Los Colchoneros” u dorëzuan vetëm nga lotaria e 11-metërshave. 1-1 përfundoi koha e rregullt dhe shtesa, ndërsa në verdiktin final, të besuarit e Zidane nuk gabuan asnjë tentativë përballë Atleticos ku Juanfran dënoi skuadrën e tij.

Reali zbriti në fushë me tredhëmbëshin Bale-Benzema-Cristiano Ronaldo, ndërsa Atletico me dyshen e sulmit Torres-Griezman. Minutat e para i mbërthyen skuadrat në mesfushë duke mos rrezikuar pothuajse asgjë por në të 6-ën Oblak rezultoi vendimtar me pritjen e goditjes së Benzema. Me kalimin e minutave nervozizmi u rrit dhe ndeshja u duk e bllokuar por në të 15-ën, Sergio Ramos mjaftoi me një prekje të lehtë edhe pse në pozicion të dyshimtë, për të dënuar rivalët me një gol shumë të rëndësishëm që e fuqi sfidën në një rrugë pa kthim. Pas disavantazhit, “Los Colconeros” besuan te kontrolli i topit duke lëshuar disa shkëndija të vakëta me Griezmann por pa dhënë sinjale të rrezikshme në portën e Keylor Navas. Pak sekonda pas rikthimit të skuadrave në fushën e lojës, ishte Fernando Torres ai që u pengua në zonën e rreptësisë nga Pepe dhe për kryesorin Klatenburg nuk kishte dyshime, 11-metërsh. Griezman mori përsipër ekzekutimin por pesha e madhe e përgjegjësisë rëndoi këmbët e francezit që e stampoi topin në transversë.

Mallkim për Atleticon që nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, ndërsa Zidane mori frymë i lehtësuar. Gjithsesi, dominimi i Atleticos u bë asfiksues dhe në të 54-ën, Savic ishte shumë pranë barazimit por topi kaloi ngjitur me shtyllën e djathtë të Keylor Navas. 5 minuta më pas ishte radha e Saul për të gabuar në finalizim, ndërsa Reali u zgjua 20 minuta nga fundi me një rast të artë që nuk u shndërrua në gol nga Benzema. Në të 78-ën, ishte sërish Oblak që shpëtoi Atleticon pas goditjes së Cristiano Ronaldos, ndërsa në aksionin pasardhës, një kombinim perfekt mes Gabit, Juanfran dhe Carracsos u finalizua në gol. 1-1 dhe finalja e 2 viteve më parë u përsërit në Milano me të dyja skuadrat që iu drejtuan kohës shtesë. 30 minutat nuk ndryshuan asgjë në rezultat dhe skuadrat iu drejtuan për drejtësi pikës së bardhë, aty ku Juanfran e ndali topin në shyllë ndërsa Cristiano Ronaldo shënoi 11-metërshin që fiksoi shifrat në 5-3. Festë për skuadrën më legjendare të Madridit dhe shumë lotë për Atleticon që dështon për të dytën herë në finalen derbi./supersport.al/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Haziri nga protesta: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Syla nga protesta: Nuk kërkojmë favore, por drejtësi të pastër si loti

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Çitaku nga protesta: Është beteja më e rëndësishme për Kosovën dhe për shqiptarët

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Kurti pas takimit me von der Leyen: Kosova ka shënuar përparim të qëndrueshëm

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Komuna njofton për devijimin e disa linjave të autobusëve në Prishtinë

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kosovës nuk i duhet të ushqejë sentimentin anti-perëndimor! Mos të digjen të gjitha kartat

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

E toleruan konstituimin e Kuvendit jashtë afatit, Kushtetuesja në aktgjykim: Respektimi i afatit është detyrim

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Haradinaj fton qytetarët në protestën kundër vendimit ndaj krerëve të UÇK-së: Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Projektligji për Specialen, Çitaku: Donikë, Albin dhe zyrtarë përgjegjës, mos e pengoni këtë projektligj

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit

Kurti: Platforma për komunitetet joshumicë mundëson raportimin e drejtpërdrejtë të diskriminimit