Reagon Ministria e Drejtësisë për zjarrin në IML

E publikuar: 21/11/2023 11:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të martën në mëngjes janë përfshirë nga zjarri zyrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministria e Drejtësisë.

Në reagim thuhet se janë përfshirë zyrat e kati të dytë të këtij institucioni dhe nuk dihen shkaqet.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes”, thuhet në reagim.

Ndërsa tutje bëhet e ditur se zëvendësministri Blerim Salllahu ka dalë në vendin e ngjarës dhe se opinioni do të njoftohet me kohë për zhvillimet e mëtejme.

“Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar. Për zhvillimet e mëtutjeshme do të informoheni me kohë”, thuhet tutje në njoftim.