Barcelona është në krizë në fillim të këtij kampionati dhe është gati të shpenzojë mbi 300 milionë euro për lojtarë të rinj.
Drejtuesit e Barcelonës dëshirojnë të përforcojnë skuadrën gjatë kësaj vere në të gjitha repartet, pas humbjes 5:1 në dy ndeshje ndaj Real Madridit në Superkupën e Spanjës.
Barcelona tashmë ka shpenzuar 87 milionë euro për transferime, 12 për Gerard Deulofeu, 35 për nelson Semedo dhe 40 për mesfushorin Paulinho.
Pas tyre, i pari që pritet të nënshkruajë me Barcelonën është mbrojtësi i Palmeiras, Yerry Mina, i cili në Cam Nou do të vijë vetëm në vitin 2018, shkruan Sport.
Mina edhe pse nuk do të luajë këtë sezon me Bacelonën, shihet si një mbrojtës i së ardhmes, pas problemeve që tregoi mbrojtja në ndeshjen ndaj Realit në Superkupë. /Express/