Rashica: Shpresojmë në lojë të mirë, në këso ndeshje vendosin detajet

E publikuar: 04/09/2021 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2022.

Para kësaj ndeshje në një konferencë për media është paraqitur edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica i cili tha se shanset janë që të dalin me rezultat pozitiv.

‘’Jemi në situatë krejt tjetër nga ndeshjet e kaluara. Besoj dhe shpresoj që ndeshja me Gjeorgjinë ka treguar që luajmë mirë. Shanset janë të dalim me rezultatin pozitiv nga kjo ndeshje. Besoj që gjithë e dinë që ne luajmë mirë në lojën ofensive. Në këso ndeshje detajet vendosin. Besoj dhe shpresoj ta bëjmë lojën tonë. Edhe në ndeshjen e kaluar patëm raste të mira dhe rastet që nga jepen duhet t’i shfrytëzojmë’’.

Kujtojmë se Kosova ndeshje e kaluar ndaj Gjeorgjisë e fitoi me rezultatin final në 0:1, me golin e shënuar nga Vedat Muriqi.