Rashelit i vjedhin Instagramin: 'Kërkonin 'thesar', gjetën sytë e tyre që t'iu pëlcasin…'

E publikuar: 29/04/2018 02:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rashel Kolaneci është një nga vajzat më të përfolura në median rozë dhe nuk janë të pakta rastet kur ajo përflitet për ndërhyrje plastike. 

Me siguri ajo ka zgjuar kureshtjen e personave dashakeq që kanë kërkuar ti vjedhin llogarinë e saj. Fatmirësisht Rashel ka njoftuar se tashmë e ka nën kontroll situatën.

‘Para disa ditësh llogarinë time të Instagramit e hakuan, ndoshta me shpresën se aty do të gjenin ndonjë thesar, por gjetën sytë e tyre që t’iu pëlcasin. Pavarësisht këtij episodi, tanimë llogaria ime personale zotërohet prej meje’ ka shkruar Rasheli në postimin e saj në Instastory. /Gazeta Express/