Raporti i Progresit, Apostolova thotë se vlerësimi për luftën kundër korrupsionit bëhet javën e ardhshme

E publikuar: 17/04/2018 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka thënë se KE në raportin e saj konfirmon përkrahjen për Kosovën. Ndërsa, sa i përket fushës së sundimit të ligjit dhe në veçanti luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, ajo tha se kjo ende është në fazën e vlerësimit dhe një vlerësim ndoshta mund të bëhet javën e ardhshme, raporton Gazeta Express.
Ka përmendur si sukses ratfikimin e demarkacionit, ndersa ka thënë se raporti nuk është aq pozitiv sa është pritur, por është real.

Ajo shprehet se Kosova ka ende punë për të bërë në përafërimin e BE. Si sukses në fushën e gjyqësorit ka përmedur miratimin e Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë dhe ligjin për prokurorin e shtetit.

Ka thënë se është shqetësuese ndërhyrja nga politika në disa raste dhe ka shprehur shqetësimin për neglizhimin e disa rastave të krimëve të luftës nga gjykatat vendore.

Ajo ka përmendur edhe ekstradimin e 6 qytetarëve turq ku sipas saj ka ngjallur reagime në Bruksel.

Sa i përket reformave në administratë ka shprehur shqetësimin për punësime jo adekuate, ndërsa ka lavdëruar punën në reformat ekonomike./Express