Lajmet

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

09.11.2026 13:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave pritet të mbahet një seancë për të diskutuar edhe rezultatet e gjetjet e Raportit të Progresit të Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Lushaku ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë, në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, janë diskutuar disa çështje me rëndësi për qytetarët, me theks të veçantë gjendja në shëndetësi dhe sektori i energjisë.

Ajo ka theksuar se gjendja në shëndetësi kërkon vëmendje të veçantë, në mënyrë që qytetarëve të mos u mungojnë shërbimet shëndetësore dhe barnat esenciale.

“Në Kryesinë e Kuvendit, në bashkëpunim me shefat e grupeve parlamentare, diskutuam për disa pika, kryesisht për çështjet dhe temat të cilat janë jetike për qytetarët: duke filluar me shëndetësinë dhe energjinë, dy tema që janë secila prej tyre jashtëzakonisht të rëndësishme për shkak të situatës së rëndë që po e vuan shëndetësia, në mënyrë që të mos mungojnë shërbimet dhe barnat esenciale”, ka deklaruar Lushaku.

Sa i përket sektorit të energjisë, ajo ka bërë të ditur se është paraqitur një mocion përmes të cilit synohet të zhvillohet debat parlamentar dhe të kërkohet llogaridhënie lidhur me blerjen dhe menaxhimin e energjisë.

“Po ashtu, kishim edhe një paraqitje të një mocioni, në të cilin do të ketë diskutim dhe llogaridhënie përsa i përket çështjes së energjisë, blerjes dhe menaxhimit të energjisë, e pastaj kishte edhe çështje të tjera formale që kjo Kryesi i miratoi”, është shprehur ajo.

Lushaku ka folur edhe për Raportin e Progresit të Bashkimit Evropian, të publikuar javën e kaluar, duke e cilësuar atë si alarmant. Sipas saj, raporti ka evidentuar probleme dhe dështime të Qeverisë në disa fusha.

Ajo ka bërë të ditur se në këtë drejtim është ndërmarrë një nismë për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, ku deputetët do të diskutojnë rezultatet dhe konstatimet e raportit.

“Ndërkohë, po ua kujtoj se javën e kaluar kemi pasur Raportin e Progresit, i cili ka qenë një raport alarmant që ka vërtetuar dështimin e kësaj qeverie dhe këtij pushteti në shumë fusha. Në kontrast me këtë, Kryesia ka marrë nismën për përcjelljen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, në të cilën do të diskutohet për rezultatet dhe konstatimet e Raportit të Progresit”, ka thënë Lushaku.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së ka bërë të ditur se për procedurën formale të thirrjes së kësaj seance do të mblidhen dhe nënshkruhen nënshkrimet e nevojshme, duke theksuar se janë siguruar nënshkrime nga të gjitha partitë politike.

Sipas saj, kjo nismë është pjesë e rolit të opozitës për të kërkuar përgjegjësi nga Qeveria lidhur me reformat e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

“Për këtë procedurë formale do t’i bëjmë sot nënshkrimet; kemi mbledhur nënshkrime nga të gjitha partitë politike dhe në këtë mënyrë po luajmë rolin tonë si opozitë për të kërkuar llogaridhënie për reformat që ka konstatuar edhe Raporti i Bashkimit Evropian, të cilat nuk janë fare në fokus dhe faktikisht kjo po e stagnon Kosovën në rrugëtimin e saj evropian”, shtoi Lushaku.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Presidentja Shiroka Pula takohet me RrGK-në, diskutohet parandalimi i dhunës ndaj grave

Presidentja Shiroka Pula takohet me RrGK-në, diskutohet parandalimi i dhunës ndaj grave

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Raporti i Progresit, Lushaku-Sadriu thotë se këtë javë pritet të mbahet seancë e jashtëzakonshme

Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve, njohja të lihet anash përkohësisht

Rashiq: Qeveria e Kosovës më e gatshme për Asociacionin pas fitores së Listës së Studentëve, njohja të lihet anash përkohësisht

Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë

Vuçiqi, BIA dhe krimi i organizuar në dosjet e Sky ECC – deputetja opozitare serbe publikon dokumentacionin e plotë

SPAK zgjeron hetimet, dyshohet se Vlora Hyseni i transferoi 450 mijë euro vëllait në Gjermani

SPAK zgjeron hetimet, dyshohet se Vlora Hyseni i transferoi 450 mijë euro vëllait në Gjermani

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

Zvicra ndër tregjet kryesore të eksporteve të Kosovës, 92.2 milionë euro për dhjetë muaj

Kryeministri britanik Burnham i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën sovrane dhe të pavarur

Kryeministri britanik Burnham i dërgon letër urimi Kurtit, shpreh mbështetje për Kosovën sovrane dhe të pavarur

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të

“I dehur tapë” – pamjet e Vuçiqit nga argëtimi në Beograd bëhen virale, njerëzit s’ndalen së talluri me të

Bajram Isufi – shembull i punëtorit e atdhetarit të zellshëm

Bajram Isufi – shembull i punëtorit e atdhetarit të zellshëm

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

Reuten: Është turp dhe skandal që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ka mbetur në sirtar (VIDEO)

Kurtishi thotë se mbi 85% e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion dhe se mungesat ishin “të përkohshme”

Kurtishi thotë se mbi 85% e barnave esenciale në Onkologji janë në dispozicion dhe se mungesat ishin “të përkohshme”

Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

Apelimi i aktgjykimit të Hagës, sot mblidhet grupi punues i qeverisë

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike, u tregtua sikur në “pazar”

Ymeri: Prokuroria e vërtetoi se ka pasur manipulime në çmimet e energjisë elektrike, u tregtua sikur në “pazar”

Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje

Presidentja Shiroka Pula takon kryetarët e komunave, iu premton përkrahje

Musliu kërkon sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese, thotë se ende nuk ka marrë përgjigje

Musliu kërkon sqarime nga Policia për ndryshimet në pozitat drejtuese, thotë se ende nuk ka marrë përgjigje

Nis iniciativa me ambicie globale, një kosovar dhe një politikan austriak janë pjesë e nismës

Nis iniciativa me ambicie globale, një kosovar dhe një politikan austriak janë pjesë e nismës