Një lajm i trishtë ka ardhur për familjen Isufi, të afërmit dhe gjithë ata që e njohën Bajram Isufin, i cili është ndarë nga jeta.
Bajram Isufi ishte drejtor i Ndërmarrjes Publike Lokale (NPL) “Tregu” në Gjilan.
Lajmi për vdekjen e tij është pritur me pikëllim të thellë. Me këtë rast, edhe fshati Sefer ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Isufi, duke ndarë dhimbjen për humbjen e tij.
“Allahu e mëshiroftë Bajram Isufin dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus. Amin!”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.
Për kohën dhe vendin e varrimit pritet të ketë njoftim të veçantë.































