Lajmet

400 mijë euro, lokale e shtëpi – Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, Prokuroria jep detaje

06.11.2026 16:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
400 mijë euro, lokale e shtëpi – Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, Prokuroria jep detaje

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“,dhe “Detyrimi’’, duke shtuar se i dyshuari, së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje.

Në komunikatë, shtohet se, E.K duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale, ku, si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro.

‘’ Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit’’, thuhet mes tjerash në njoftim.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë për fajde dhe detyrim

Prizren, 06 Nëntor 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit E.K., për shkak të veprave penale “Fajdeja“, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1, dhe “Detyrimi“, nga neni 328, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1, të KPRK-së. Po ashtu, E.K., së bashku me të pandehurin A.K., akuzohet për veprën penale “Fajdeja“, të kryer në bashkëkryerje, nga neni 331, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, nga viti 2021 dhe në vazhdimësi, i pandehuri E.K., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të viktimës B.Ç., i ka dhënë këtij të fundit shuma të ndryshme parash, duke kontraktuar përfitime dukshëm jo proporcionale. Si rezultat i kësaj skeme fajdeje, vetëm në emër të kamatave nga viktima B.Ç., i njëjti merr mbi 400,000 (katërqind mijë) euro.

Po ashtu, i pandehuri E.K., me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, përmes kanosjeve serioze dhe presionit, e ka detyruar viktimën B.Ç., që të paguajë kamatat dhe të mos e denoncojë rastin në polici, duke e kanosur me vrasjen e tij dhe të anëtarëve të familjes. Me këto veprime, viktimës i ka shkaktuar dëm pasuror, frikë, ankth dhe pasiguri për jetën e tij dhe të familjarëve.

Në pamundësi për të përballuar dhe shlyer borxhin, në këtë marrëdhënie hyn edhe viktima e dytë B.B., i cili merr para nga të pandehurit për ta ndihmuar viktimën e parë në shlyerjen e borxhit. Të pandehurit E.K., dhe A.K., për shkak të grumbullimit të kamatave, nga viktima kërkojnë shumën prej 550,000 (pesëqind e pesëdhjetë mijë) euro. Në vijim të këtyre veprimeve, gjatë bisedës me viktimën, i pandehuri i kërkon këtij të fundit shumën prej 450,000 (katërqind e pesëdhjetë mijë) euro, duke i kërkuar që, në emër të kamatave, t’ia kalojë në pronësi lokalet afariste dhe shtëpinë, me vlerë rreth 1 (një) milion euro. Ashtu që, më datë 11.03.2026, së bashku me viktimën dhe nënën e tij, të shkojnë fillimisht në zyrën e përmbaruesit privat, për të vazhduar më pas me procedurat noteriale për kalimin e pronës, mirëpo, si rezultat i zbatimit të masave të veçanta hetimore, ndërhyn policia dhe i arreston të pandehurit.

Lidhur me të njëjtin rast, Prokuroria ka zgjeruar hetimet edhe në drejtim të veprës penale “Pastrimi i parave”, ka ngrirë disa patundshmëri, si dhe ka propozuar konfiskimin e parave të gatshme, dy (2) automjeteve, akteve të ndryshme noteriale dhe provave të tjera materiale, të cilat ndërlidhen me veprat penale të lartcekura.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


400 mijë euro, lokale e shtëpi – Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, Prokuroria jep detaje

400 mijë euro, lokale e shtëpi – Aktakuzë për fajde dhe detyrim në Prizren, Prokuroria jep detaje

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Kurti për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Haaxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

Haaxhiu pret në takim ambasadorin Hargreaves, diskutojnë për agjendën evropiane

Peci: Opozita dhe analistët e saj lansuan shpifje e trillime ndaj meje për të ushtruar presion mbi Prokurorinë

Peci: Opozita dhe analistët e saj lansuan shpifje e trillime ndaj meje për të ushtruar presion mbi Prokurorinë

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

Trump kërcënon demokratët: Nëse nuk bashkëpunoni, do të përdor veton

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

BE-ja u jep udhëzime qytetarëve: Bëni gati furnizime dhe një çantë me rezerva ushqimore e ujë për 72 orë

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Haxhiu i bën bashkë shefat e grupeve parlamentare

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Gërvalla në Forumin Ministror të BE-së: Asnjë pozitë publike, asnjë pasuri dhe asnjë lidhje politike nuk duhet të jetë mburojë përballë ligjit

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Presidentja priti të takim një delegacion të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Kurti: Deficiti tregtar mbetet një nga sfidat kryesore të ekonomisë

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Fried: Kosova duhet të marrë vetë iniciativa për të përmirësuar raportet me Uashingtonin

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Profesori amerikan: Zhvillimet në Serbi mund të shtojnë angazhimin e SHBA-së në dialogun me Kosovën

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Dhëndri i shefit të Prokurimit në Policinë e Kosovës u shpall fitues i tenderit 1.2-milionësh për autobusë, procedura u anulua pas dy vjetësh

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Hykmete Bajrami e gatshme të përballet me Përparim Ramën për kreun e LDK: S’tërhiqem për shkak të kandidaturave tjera

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara

Avni Dehari arsyeton mosveprimet e VV-së për rastin e Astritit, akuzon pushtetet e kaluara