
Numri i të infektuarve nga COVID-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 12 milionë, saktësisht 12,631,065 sipas Worldometers.
Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 562,889.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 136,671 viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 70,524, Britania e Madhe me 44,650, Italia me 34,938, Franca me 30,004 dhe Spanja me 28,403.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.
Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia COVID-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 7,366,489 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 4,6 milionë raste aktive që presin të shërohen./kp/