Ramush Haradinaj i shkon në zyre OVL-UÇK-së

E publikuar: 31/03/2022 15:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot në Selinë e OVL të UÇK-së, krerët e Shoqatave të dala nga Lufta.Haradinaj ka shpërndarë foton e takimit në profilin e tij në Facebook, duke shkruar se:

“Kategoritë e lirisë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Dëshmorët e të gjitha kohërave, Invalidët, Veteranët, Familjet e Martirëve, të Pagjeturit, të Burgosurit politikë e të persekutuarit, Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, janë edhe dhembja edhe krenaria jonë”.

“Ata janë testamenti ynë, themeli ynë për të ardhmen” – ka vazhduar Haradinaj.Ish Kryeministri i vendit që gjatë Luftës Çlirimtare ishte komandant i Zonës Operative të Dukagjinit, ka përmbyllur shkrimin e tij duke thënë se: “E vërteta e kategorive të lirisë është e të gjithë neve.

Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh. Por, të shfrytëzohen të pavërtetit për të turpëruar të vërtetit, është e papranueshme, është mallkim për brezat”.