Rama: Nuk mbështesim hetim ndërkombëtar për CEZ-in

30.09.2015 19:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rama: Nuk mbështesim hetim ndërkombëtar për CEZ-in

Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, shprehet për herë të parë lidhur me çështjen e CEZ-it nga Amerika, ku ndodhet prej katër ditësh për samitin kundër terrorizmit. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Rama deklaroi se nuk mbështet idenë e hetimit ndërkombëtar për këtë çështje, në kohën që vendi jonë pret të hapen negociatat me BE-në.

“Shqipëria është një vend kandidat për në BE, po tregohet për të hapur negociatat, ka një legjislacion të vetin që ka hapësirë për të bërë hetim për këdo. Nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetim për marrëveshjen për të zgjidhur me marrëveshje problemin e trashëguar. Shqipëria nuk ka asnjë shpikje “alla shqiptarçe” për të bërë, në një kohë kur kërkon të bëhet pjesë e BE-së”, tha Rama.

Kryeministri u shpreh më tej se, marrëveshja me CEZ-in ishte e domosdoshme, por nga ana tjetër thekoi se, “gjithkush ka të drejtë të kërkojë transparencë të plotë për marrëveshjen e qeverisë shqiptare me CEZ”. Kryeministri theksoi se marrëveshja me CEZ është një çështje e mbyllur me sukses, duke deklaruar se “çoroditja” ka ardhur nga opozita dhe nga media.

“Marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat nga ku ishte kapur nga keq administrimi dhe nga ndërhyrjet e qeverisë së mëparshme në çështje e kompanisë. Për të gjithë të tjerët i ftojnë të gjithë t’i referohen legjislacionit shqiptar dhe t’u drejtohen institucioneve përkatëse. Për mua, për qeverinë shqiptare, kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses të plotë, gjithë të tjera janë pjesë e një çoroditjeje të madhe nga opozita dhe media. Sepse medias i takon të bëjë hetimet e veta, leximet dhe konkluzionet e veta për interesin e publikut. Dhe nuk i takon të bëjë këtë ping-pong të shëmtuar nga ku publiku del më i çoroditur”, deklaroi Rama./Shekulli.com.al

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare