Rama injoron Berishën: Nuk flas për “të vdekurit”

E publikuar: 30/03/2022 21:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se tashmë reforma në drejtësi po jep frytet e saj.

“Në nivelin personal patjetër që jam i keqardhur, por në nivelin e detyrës sigurisht që i shoh këto që ndodhin si rezultat i asaj që kemi bërë,” u shpreh Rama.

Ai tha se deri në momentin që do të deklarohet fajtor Alqi Bllako është i pafajshëm, por sidoqoftë rezultati, ai nuk ndjen asnjë përgjegjësi sepse përgjegjësitë nuk janë kolektive, siç u shpreh dhe vetë kryeministri.

Edi Rama nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjes nëse do të bashkëpunonte me Sali Berishën nëse ai vjen në krye të PD-së.

“Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurit”, tha Rama.

Ai sqaroi se nuk do të ketë ndryshime në Qeveri, ndërsa sa i takon dorëheqjes së Alqi Bllakos, Rama u shpreh se ky është rezultat i reformës në drejtësi.