Lajmet

Qytetarët nga Maqedonia anulojnë pushimet në Turqi

30.07.2016 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetarët nga Maqedonia anulojnë pushimet në Turqi

Operatorët turistikë në Maqedoni thonë është zvogëluar dukshëm numri i qytetarëve të Maqedonisë, të cilët vendosin për kaluar pushimet verore në bregdetin e Turqisë pas tentativës së 15 korrikut për grusht-shtet në Turqi dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend.

“Po ka shumë nga ata që anulojnë rezervimet për të kaluar pushimet në Turqi. Mund të them se gjysma e atyre, të cilët kishin rezervuar, janë tërhequr. Ndërkohë që ka shumë pak nga ata, të cilët vendosin për të rezervuar për gushtin dhe shtatorin edhe pse tani kemi oferta me çmime dyfish më të lira krahasuar me një vit më parë”, thotë Angel Ivanov, punonjës në një agjenci turistike.

Qytetarët e Maqedonisë kryesisht thonë se situata e pasigurt ka bërë që të mos mendojnë për t’i kaluar pushimet në Turqi, ndonëse ka dhe nga ata që thonë se Turqia është vend i sigurt, si për pushime, ashtu edhe studime.

“Nuk kemi pse të rrezikojmë dhe të udhëtojmë drejt bregdetit të Turqisë, ku siç shohim për çdo ditë, rreziku është permanent, sepse jo rastësisht në Turqi vazhdojnë arrestimet. Pra, përderisa atje vazhdojnë arrestimet, kjo tregon se shteti nuk është stabil pas një grusht-shteti të dështuar”, shprehet Naimi, i cili bashkë me familjen e tij thotë se pushimet do t’i kalojë në Shqipëri.

Ndërkaq, Kire, punonjës në një IT kompani, thotë se me familjen e tij kishte planifikuar të shkonte në Turqi, por ka hequr dorë si rrjedhojë e zhvillimeve të fundit

“Mendoja të shkoja në Turqi, por gjithsesi se nuk do të shkoj pas asaj që ndodhi atje, sulmet terroriste, tentimi për grusht-shtet, duket qartë se vendi nuk është aspak i sigurt”, thotë Kire.

Përderisa Merita, e cila e ka vajzën në shkollë verore në Turqi nuk ndjen ndonjë rrezik për të udhëtuar në këtë vend:

“Po me vetë faktin që besoj në sigurinë e shtetit turk, unë e kam vajzën atje në një shkollë verore dhe menjëherë në ditën e tretë pas tentimit për grusht-shtet, shkoi vajza atje. Mirë po kalon kështu që unë nuk ndjej ndonjë shqetësim”.

Por, kështu nuk mendon Nada, pensioniste, e cila na shpjegon se ka këshilluar edhe fëmijët të mos shkojnë në Turqi.

“E dini, lëvizjet e turistëve janë grupore dhe cak i sulmuesve janë vendet e frekuentuara. I luta fëmijët të mos shkojnë këtë verë në Antali, edhe pse me vite kanë shkuar atje”, thotë Nada.

Ndryshe, edhe ambasadori i Turqisë në Maqedoni, Omer Solendil, për medie, deklaron se zhvillimet e fundit në Turqi, më së shumti kanë goditur turizmin, ndonëse ai siguron qytetarët e Maqedonisë se autoritetet turke kanë ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar turistët.

”Mund të themi se sektori, i cili pësoi më së shumti është turizmi. Mirëpo, sa i përket aspektit të sigurisë së turistëve, unë nuk shoh asnjë rrezik në kushte normale, sepse ne i kemi marrë masat e duhura. Megjithatë, gjëra të këtilla ndodhin edhe në vendet e tjera të Evropës”, deklaron Solendil.

Ndërkohë, kryetari i Odës Ekonomike Maqedoni-Turqi, Tuna Ejup Kahvexhi, bën të ditur se zhvillimet e fundit në Turqi nuk kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve atje, dhe aq më pak në aspektin ekonomik.

Kahvexhi thekson se raportet ekonomike shënojnë trend pozitiv, madje thotë se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Turqisë, gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, ka shënuar rritje prej 21.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit 2015.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Komisioni Evropian distancohet edhe me “shkrim” për melodinë nacionaliste kundër Kosovës: Na vjen keq për zgjedhjen e grupit muzikor

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Çitaku: Kosova në BE, NATO dhe OKB mbetet vizioni ynë kombëtar

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Hoxhaj: Pasi komisionerja Kos po lobon për dënimin e katërshes së UÇK-së, në Bruksel tash po lëshon edhe këngë nacionaliste serbe

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Mustafa: Qeveria e Kosovës pranoi se ka blerë energji elektrike nga Serbia, qytetarët meritojnë përgjigje për dimrin

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Kraki godet Qeverinë: Dmth paskemi ble rrymë nga Serbia dhe prapë kemi mbetë pa rrymë – dy herë dështim

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

Ymeri ironizon me VV-në pas ndaljes së tregtisë së energjisë me kompanitë serbe: Çka do të thoni në Kuvend, se ka gabuar “AlbinBaba”?

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës”, Kos ua lë fajin muzikantëve për melodinë nacionaliste

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Kurti në mbledhjen e Qeverisë: Do të ndalojmë tregtimin e energjisë elektrike me kompanitë serbe

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Terras reagon për këngën nacionaliste serbe: Provokim ose injorancë, BE-ja t’i japë llogari Kosovës

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Skandaloze: Kënga nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, të udhëhequr nga Marta Kos

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri

Ymeri: Kosovarët paguajnë 22.4% më shtrenjtë rrymën se serbët në veri