Qytetarët do të paguajnë 18 % tatim për barna (video)

03.09.2015 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qytetarët do të paguajnë 18 % tatim për barna (video)

Për neglizhencë të Qeverisë së Kosovës, qytetarët për një kohë të pacaktuar barnat do t’i paguajnë me 18% tatim, raporton KTV.

Kjo çështje do të rregullohej nëse qeveria nuk do të ndërmerrte një hap para, pa korrigjuar gabimin e bërë 11 vjet më parë.

Që nga viti 2004, produktet farmaceutike i janë nënshtruar tatimit doganor prej 10%. Por, me hyrjen në fuqi të pakos së re fiskale atyre u shtohet edhe 8% i TVSH-së, transmeton Koha.net.

Ushtruesi i Detyrës së kryeshefit të AKPM-së, Arjanit Jakupi, e ka quajtur këtë situatë të pazakontë, derisa ka thënë se 10 % i doganës është paguar për shkak të një keqinterpretimi të terminologjisë. Jakupi pranon se kjo do të jetë barrë për pacientët, pasi do të paguajnë taksë të dyfishtë, derisa ka bërë me dije se nga këto taksa janë të liruara citostatikët, barnat për hemodializë dhe produkte të tjera specifike.

I pyetur pse nuk ka pasur iniciativë për të ndryshuar gjendjen prej 11 vjetësh, ai ka thënë të ketë pasur iniciativa, por që nuk kanë arritur të përfundojnë.
Ministria e Shëndetësisë, në përgjigjen dhënë KTV-së, i është referuar deklaratës së kryeministrit, i cili ka paralajmëruar ndryshimet e reja në politikat fiskale, me theks të veçantë në heqjen e tatimit për barna.

Sërish ministria insiston se këto ndryshime do të mundësojnë çmime më të volitshme për blerjen e barnave.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Terras i drejtohet partive politike: Nxirreni Kosovën nga kriza, gjeni emërues të përbashkët

“Mbrojeni LDK’në”, Kërçeli i Vetëvendosjes i reagon Hotit që thirri për protesta për gazin amerikan

“Përzierje e hatashme”, Rama thotë se në protestë po shkojnë njerëz nga Kosova, Maqedonia e ndërkombëtarë për “të shpëtuar Shqipërinë”

Eksperti i Ballkanit Jasmin Mujanoviç bën thirrje për presion më të madh ndaj mosnjohësve të Kosovës

Bajrami kërkon anulimin e testit të maturës pas raportimeve për parregullësi

Rama: Miliona njerëz që nuk e dinin as ku ndodhet Zëvrneci krijuan qëndrime të forta mbi projektin

Hoti thërret protestë për mbështetjen e projektit të gazit amerikan: Refuzimi i tij rrezikon aleancën me SHBA-në

Kurti: Pavarësia ekonomike e grave është kusht për zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Raportohet se pyetjet e testit të maturës po shpërndahen në grupe në rrjete sociale

Zeka: Kosova po rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në duke refuzuar projektin e gazit amerikan

Valë e madhe nxehtësie përfshin Evropën, temperaturat deri në 44 gradë

Nesër mbahet testi i Maturës Shtetërore, mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen provimit

Nis Prishtina Outdoor Festival, rreth 25 aktivitete sportive e rekreative për qytetarët

Dogana sekuestron produkte të duhanit të ngrohur me vlerë rreth 12 mijë euro

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Maqedonci në Bruksel: Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe bashkëpunimin me NATO-n