Qorrolli: Parregullsitë dhe konfilktet histori e marrëdhënjeve ndërkombëtare

E publikuar: 06/01/2018 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas Vigan Qorrollit e drejta ndërkombëtare është kodifikuar vetëm pasi ka ndodhur një luftë

Në kohën ku po flitet për acarimin e marrëdhënieve me ndërkombëtaret pas inicativës për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, opinonisti, Vigan Qorrolli përmes një shkrimi në llogarinë e tij zyrtare “Facebook”, tha se historia e marrëdhënjeve ndërkombëtare përbëhet vetëm nga parregullsitë dhe konfliktet.

“Zatën edhe e drejta ndërkombëtare ka lindur ose është kodifikuar vetëm pasi ka ndodhur një luftë dhe/ose konfikt i armatosur. Përgjatë gjithë historisë së shteteve – rryma më dominante e mendimit politik – është ajo hobsiane/realiste, që politikën ndërkombëtare e sheh si, një gjendje LUFTE”, ka shkruar Qorrolli.

Ai theksoi se Kosova po e nis një vit me spekulimin se Kosova për realizimin e qëllimeve të veta që lidhen me Gjykatën Speciale po dëshiron të përleshët me perëndimin siç tha ai duke mos ditur asnjë pasojë të përfundimit të këtij “konflikti”.

“Sipas kësaj ideje, Kosova është e lirë t’i ndjekë qëllimet e veta në lidhje me shtetet e tjera pa asnjë lloj kufizimi moral ose ligjor”, shtoi ai.

Sipas Vigan Qorrollit kaçurrelat e shtetit të Kosovës do të rriten vetëm atëherë kur kosovarët ta kuptojnë se themeli i politikave ndërkombëtare varet nga loja bashkëpunuese dhe jo siç tha ai loja e shumës zero./21Media