Qeveria thotë se masat e sigurisë lidhen me ISIS e jo me VV’në

E publikuar: 01/09/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzekutivi kosovar tashmë ka marrë masa duke i shtuar rrethojat metalike në ndërtesën e saj. Në një sqarim të Qeverisë së Kosovës thuhet se masat e ndërmarra kanë të bëjnë me rekomandimet që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në rajon e jo me zhvillimet e fundit. Në këtë mënyrë, Qeveria ka sqaruar se gjithçka ka të bëjë me kërcënimet e ISIS e jo me përplasjet me VV’në
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Qeverisë.

Qeveria e Republikës së Kosovës me qëllim të njoftimit sa më të drejtë të opinionit lidhur me gjendjen e sigurisë në vend dhe nivelin e sigurisë për zyrtarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës, informon se masat e sigurisë të implementuara ditëve të fundit janë vazhdimësi e masave të sigurisë të ndërmarra para disa muajsh si rezultat i rekomandimeve për gjendjen e sigurisë në rajon dhe të njëjtat nuk i atribuohen zhvillimeve të fundit në vend.

Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se institucionet e sigurisë janë në nivel të detyrës dhe nuk ka arsye për shqetësim lidhur me gjendjen e sigurisë në vend.