Lajmet

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

17.11.2026 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me 17 muaj burgim nga Gjykata Speciale.

“Sot, në Dhomat e Specializuara në Hagë, u shpall aktgjykimi në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë. Pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit. Megjithatë, kjo nuk e përjashton të drejtën dhe përgjegjësinë për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë”, thuhet në reagim.

“Në këtë kuptim, kritikat dhe rezervat që kemi shprehur vazhdimisht ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve të një gjykimi të drejtë”.

Në reagim theksohet po ashtu se besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato.

“Prandaj, angazhimi ynë për sundimin e ligjit dhe insistimi për respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor: drejtësia duhet jo vetëm të vihet në vend, por edhe të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme”, thuhet më tej në reagim.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja