Lajmet

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

17.11.2026 12:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim” i ka kërkuar Bashkimit Evropian që të mos heshtë për shqetësimet që, sipas saj, lidhen me trajtimin gjyqësor të ish-udhëheqësve të UÇK-së në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Kjo kërkesë u bë gjatë një aksioni simbolik dhe konference për media, të mbajtur para zyrës së BE-së në Kosovë.

Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Çlirim Haziri, tha se aksioni nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, por synon mbrojtjen e saj. Ai theksoi se drejtësia nuk duhet të jetë selektive dhe se të gjithë duhet të trajtohen me standarde të njëjta.

“Ky aksion i yni nuk është kundërshtim ndaj drejtësisë, përkundrazi është një qëllim në mbrojtje të saj. Ne besoj se drejtësia nuk mund të jetë selektive, nuk mund të udhëhiqet nga paragjykimet dhe as të zbatohet me standarde të ndryshme, varësisht nga kombësia, historia apo përkatësia politike e të akuzuarve. Rasti i Hashim Thaçit dhe të tjerëve ka ngritur shqetësime serioze për respektimin e të drejtave themelore të njeriut, garancive procedurale dhe standardeve procedurale për një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe brenda një afati të arsyeshëm. Janë të drejta universale të cilat BE pretendon se i mbrojnë e i promovojnë”, tha ai.

Haziri tha se shqetësimet e iniciativës lidhen edhe me klimën politike dhe institucionale që, sipas tij, është krijuar në raport me Kosovën.

“Shqetësimi ynë lidhet edhe me klimën politike dhe institucionale që është krijuar në raport me Kosovën. Nga rastet e intonimit të këngëve çetnike në ambientet institucionale të BE-së deri tek tolerimi i retorikës që cenon dinjitetin e viktimave dhe luftës çlirimtare të Kosovës. Po krijohet një perceptim i rrezikshëm e i njëanshëm institucional. Kur këto raste vendosen përballë mënyrës se si po trajtohen ish-udhëheqësit e UÇK-së, lind një pyetje legjitime, pse nuk po zbatohen të njëjtat standarde të drejtësisë, barazisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut për të gjithë njësoj?”, tha ai.

Ai kërkoi nga BE-ja dhe përfaqësuesit e saj në Kosovë që të reagojnë ndaj këtyre shqetësimeve dhe të kërkojnë zbatimin e parimeve të drejtësisë për të gjithë.

“Sot po i kërkojmë Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesve të tij këtu në Kosovë që të mos heshtin përballë këtyre shqetësimeve e të mos i mbyllin sytë. Kërkojmë që parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, prezumimi i pafajësisë, barazia para ligjit dhe e drejta për një gjykim të drejtë të mos jenë standarde të zbatueshme sipas interesave politike, por detyrime universale”, tha ai.

Haziri tha se iniciativa nuk po kërkon trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët, por respektim të të drejtave që i takojnë çdo njeriu. Ai ngriti edhe çështjen e krahasimit të trajtimit gjyqësor të ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë me atë të udhëheqësve të regjimit të Millosheviqit.

“Ne nuk kërkojmë trajtim të privilegjuar për Thaçin dhe të tjerët, kërkojmë atë që i takon çdo njeriu, drejtësi të paanshme, proces të rregullt dhe respektim të dinjitetit njerëzor. Kemi edhe një pyetje për BE-në dhe institucionet ndërkombëtare, si është e mundur që pas një gjithëpërvoje të UNMIK-ut, EULEX-it dhe Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, pikërisht ish-ushtarët dhe udhëheqësit shqiptarë të luftës në Kosovë përballen me standarde të ndryshme të trajtimit gjyqësor dhe me dënime që në raste të krahasueshme tejkalojnë ato që janë shqiptuar ndaj udhëheqësve politikë, ushtarakë e policorë të regjimit të Millosheviqit”, shtoi ai./EO

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Ndikim të fuqishëm te Trumpi, Kosova e rikthen lobimin me kompaninë “Ballard”, detaje nga kontrata

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Qeveria pas dënimit të Thaçit: Rezervat tona ndaj Speciales për një gjykim të drejtë mbeten të qëndrueshme

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Gjykata Supreme shfuqizon në tërësi Rregulloren e KQZ-së për ndryshimin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Shiroka Pula takon ambasadorin japonez, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Gjykata në Britani shpall të pafajshëm pjesëtarin e FSK-së të akuzuar për përdhunim

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

Cakolli ngre dilema për llogaritjen e paraburgimit të Thaçit: Dënimi mund të arrijë në 26 vjet e 5 muaj

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

“Nuk kërkojmë privilegje për Thaçin, por drejtësi të paanshme”, Haziri i drejtohet BE-së

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Endrit Thaçi reagon pas aktgjykimit të dytë ndaj babait të tij

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

Nasim Haradinaj e kritikon PDK-në pas dënimit të Thaçit: Demaskim, nuk zgjidhen këto punë me statuse e komente

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

GAP: 87% e shpenzimeve buxhetore të Kosovës kontribuuan në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë viteve 2021–2025

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

Izraeli ka emëruar ambasador jo rezident për Kosovën – diplomati i i tyre në Tiranë do t’i mbulojë tre shtete

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

AUV-i tërheq nga tregu një seri të qumështit VITA, konstatohet tejkalim i aflatoksinës

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Një muaj paraburgim për Astrit Haraqinë dhe grupin e arrestuar dje në Prishtinë

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Kënga nacionaliste, Rama nga Brukseli: Të mos kalojë në heshtje, Serbia të njohë Kosovën

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja

Shahini: Investitorët po tregohen më të rezervuar, ndërsa Shqipëria rrezikon shtyrjen e investimeve të reja