Lajmet

Qeveria: Oferta për të biseduar për demarkacionin është serioze

20.09.2016 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria: Oferta për të biseduar për demarkacionin është serioze

Me t’u kthyer nga vizita në SHBA, kryeministri Isa Mustafa pritet të intensifikojë angazhimet e tij për takime të përbashkëta me spektrin politik për çështjen e demarkacionit.

Këshilltari i tij, Faton Abdullahu, thotë se oferta për të biseduar është serioze dhe ka për qëllim ballafaqimin e fakteve. Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli thekson se edhe Qeveria edhe opozita duhet të dalin nga pozicionet e ngurta, nëse duan të arrijnë konsensus.

Kryeministri Isa Mustafa ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa pritet të kthehet në Kosovë javën e ardhshme. Me t’u kthyer, ai pritet të thërras spektrin politik për të biseduar për çështjen e demarkacionit. Megjithatë, edhe Qeveria edhe opozita vazhdojnë t’i mbajnë qëndrimet e ngurta. Opozita kërkon që procesi të kthehet në pikën zero, ndërsa Qeveria e konsideron marrëveshjen për demarkacionin si të drejtë. Këshilltari i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu thotë qëllimi i ftesës së kryeministrit është që të gjendet gjuha e përbashkët për ratifkimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Ai thotë se oferta e kryeministrit për të biseduar është e sinqertë, është kërkesë për ballafaqim faktesh.

“Nuk duhet vështruar, analizuar, këtë ftesë në bazë të asaj se kush do të lëvizë nga pozicioni, kush do ta kthej çështjen në pikën zero e të tjera të kësaj natyre. Jo. Çështje kryesore është sjellja e fakteve. Argumentet janë ato që e rrëzojnë çfarëdo kokëfortësie në çfarëo ane që mund  të ekzistojë”, tha Abdullahu për Radio Kosovën.

Profesori i të drejtës ndërkombëtare, Vigan Qorrolli thotë se demarkacioni kërkon konsensus gjithëpërfshirës, por mazhoranca dhe opozita duhet të dalin nga pozicionet e tyre të ngurta.

“Duke qenë se po kërkojnë tani me vonesë të skajshme dialog gjithëpërfshirës atëherë duhet që të dyja palët mos të jenë në pikën zero, por të dalin mbi zero, domethënë në pikën një dhe të kërkojnë gjithëpërfshirje, jo vetëm të palëve politike, por edhe të ekspertëve të cilët kanë kërkuar që të rinegociohen parimet e kufirit”, tha Qorrolli për Radio Kosovën.

Përfaqësuesit e koalicionit qeverisës dhe opozitës, deri më tani kanë mbajtur disa takime, të organizuara nga Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika. Rashiti thotë se do të ketë edhe takime të tjera së shpejti. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti u gëzohet takimeve të tilla.

“Unë shpresoj shumë që pas takimit të javës së kaluara, do të ketë takime të radhës dhe do të ketë punë normale”, tha Pajaziti për Radio Kosovën.

Takimi i fundit i organizuar nga Rashiti ishte javën e kaluar, ku ishin të pranishëm përfaqësues të PDK-së, LDK-së, Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën. Pjesëmarrja e Vetëvendosjes në këtë takim, u konsiderua si një hap pozitiv drejt përafrimit të qëndrimeve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente