Qeveria me strategji për migrimin deri në vitin 2025

E publikuar: 13/10/2021 11:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës ka miratuar draftin e Strategjisë Shtetërore për Migrim 2021-2025 dhe Plani i Veprimit 2021-2023, raporton Ekonomia Online.

Zëvendësministër i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se draft-strategjia ka kaluar konsultimet publike, derisa ka shtuar se nuk ka kosto shtesë.

“Strategjia për migrim reflekton prioritetet e qeverisë dhe zotimet për bashkëpunim ndërkombëtar”.

“Strategjia është hartuar në parim me planin qeveritar. Draft-strategjia ka kaluar procesin e konsultimeve publike dhe nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e Kosovës”.