Qeveria Kurti u vonua të blejë vaksinat, por vetëm kritika anti-qeveritare nuk e ndihmon Kosovën

E publikuar: 29/08/2021 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

T’gutshëm e t’papërgjegjshëm!

Na, të gjithë me huqet tona, qytetarë e qeveritarë, jemi fajtorë – sepse u ngutëm me besu qe dolëm n’stom – porse Pandemia i ka huqet e veta!?
E këtë nuk ditën me na e thânë as profesionistët!?

1.
Qeveria Kurti nuk munet me u mbajtë fajtore për asgjâ tjetër pos që âsht vonu në blemjen e vaksinave minimum dy muej dhe për këtë, nji ditë ka me u përgjegjë.
Ky âsht fakt!

2.
Qeveria Kurti âsht përgjegjëse për mungesën aktuale të vaksinave.
Edhe për këtë nji ditë duhet me u përgjegjë!?
E nëse ka vaksina AstraZeneca qytetarët duhet me shku me u vaksinu, sepse po nuk i besuen Oxfordit, kot i besojnë Zotit!?

3.
Ministri Vitia ka gabu pafalshëm që nuk ka dhânë dorëheqje për me kandidu për Prishtinë!?
Ose duhej mos me kandidue fare!
Ai ra viktimë e ambicieve politike partiake para atyne profesionale dhe etike.

4.
Qeveria Kurti tue sha e akuzu Qeverinë Hoti për keqmenagjim të Pandemisë, po korr çka ka mjellë!
Kritika antiqeveri nuk e shpëton Kosovën dhe fundja, ky âsht model i pushtetit aktual dhe nuk ndihmon asnji njeri.

5.
Por a ka në këtë shoqni dukush, profesionist, epidemiologë e mjekë që munet me ndihmu në shpëtimin e jetëve njerëzore dhe a ka dikush ndoj ide për me dalë në stom – vetëm nëse ka të tillë lë të flasin.
Të tjerët shueni, se jeni dyftyrça e hipokritë!
Sidomos ju, militantë gojëflliqtë!

6.
Nuk qëndron fakti se hapja e shtetit âsht faktori kyç në rritjën e infektimit dhe vdekjeve, për këtë faktori Shqipni âsht argument i fortë.
Vonesa në sigurimin e vaksinave dhe numri ende i vogël i të vaksinuemëve âsht kryefaktori.

7.
Ata individë konspirativë që kanë bâ thirrje se nuk ka virus, se po duen me na vu çipa, me i sterilizu rininë e budallaki tjera, duhet me i vra ndërgjegja, sepse kanë hise në vdekje.
Asht mirë tash me dalë ata me lypë t’falun, sepse kryesisht popullsia rurale dhe në komunat e vogla (ndër ta edhe mësues, mjek dhe të tjerë!?) po heziton me marrë vaksinën, tue qenë viktima të lajmeve të rrejshme (Fake News) dhe teorive komplotiste.

P.S.

Opozita e Shoqnia civile nëse mujnë me ndihmu me veprime e ide në zbutjën e Pandemisë lë ta thonë, nëse jo lë të heshtin!
Nuk kanë dëshmu që dijnë e mundën ma shumë!