Qeveria e Kosovës po i fal borxhet e humbura

05.08.2015 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Qeveria e Kosovës po i fal borxhet e humbura

Iniciativa e Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve për qytetarët dhe bizneset, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008, konfirmon faktin se institucionet e vendit janë vonuar në zbatimin e sundimit të ligjit në kohën e duhur, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Hulumtime të Avancuara GAP.

Në këtë hulumtim të titulluar, “Kush do të përfitojë nga falja e borxheve”, thuhet se kjo iniciativë e faljes së borxheve mund të konsiderohet e padrejtë nga ana e konsumatorëve të disiplinuar të cilët kanë paguar të gjitha detyrimet gjatë asaj periudhe.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të prezantuara nga Instituti GAP, gjithsej shuma e borxheve që do të falen është 670 milionë euro.

Nga kjo shumë, 465 milionë euro janë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike, 148 milionë euro janë borxhe të bizneseve aktive ndaj Administratës Tatimore të Kosovës, dhe 57 milionë euro janë borxhe ndaj Doganës së Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit GAP, Agron Demi, thekson se sipas kësaj analize del se institucionet publike nuk kanë qenë të kujdesshme që të mbajnë një regjistër të saktë të borxhlinjve.

Po ashtu, institucionet sipas Demit nuk kanë ndjekur me rregull procedurat ligjore për të paditur qytetarët dhe bizneset borxhlinj.

“Jo i gjithë ky borxh që flitet se është borxh, është borxh, këtu po e përmend Ligjin mbi marrëdhëniet e detyrimeve i cili parasheh që institucionet publike për borxhin që nuk arrijnë ta arkëtojnë me kohë duhet të padisin personat fizik dhe juridik”.

“Në rast se institucionet publike dështojnë që t’i dërgojnë rastet e borxheve në gjykata me kohë, pas një viti, për personat fizik dhe pas tri viteve për personat juridik, ai borxh konsiderohet i vjetruar, dhe konsiderohet borxh i parashkruar. Do të thotë se kjo shifër prej 670 milionë euro që Ministria e Financave pretendon se do ta fal është shumë më e vogël”, vlerëson Demi.

Prej ndërmarrjeve publike me vlerën më të madhe të borxhit është Korporata Energjetike e Kosovës, me vlerë prej 346.3 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj ndaj KEK-ut janë amvisëritë me afër 84 për qind të totalit të borxhit. Pasojnë bizneset dhe institucionet (12%), konsumatorët e mëdhenj industrial (3%), konsumatorët e tjerë (1%), dhe ndriçimi publik (0.08%).

Subjektet që përfitojnë nga falja e borxheve janë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera nda institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.

Ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, e kishin vlerësuar si hap pozitiv vendimin e Qeverisë së Kosovës për faljen e borxheve.

Ymer Havolli, profesor në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, kishte theksuar se nga falja e borxheve në shumicën e rasteve do të përfitojnë bizneset.

“Unë e vlerësoj se është një hap i mirë i qeverisë në rrugën e krijimit të një ambienti të përshtatshëm për biznes. Është e vërtetë se më tepër është i fokusuar te bizneset, por objektiv i qeverisë janë bizneset dhe krijimi i vendeve të reja të punës”.

“Objektiv i qeverisë është po ashtu që këta qytetarë të kenë mundësi nesër që të zënë vende pune në ato ndërmarrje, të cilave u falet borxhi, u hiqen disa pengesa dhe vështirësi”, tha Havolli, transmeton rel.

Falja e borxheve, nuk është pëlqyer nga partitë opozitare të cilat në një seancë në Kuvendin e Kosovës kanë thënë se me këtë masë janë shpërblyer qytetarët dhe bizneset që nuk kanë respektuar pagesat dhe borxhet, duke shmangur tatimet dhe mos paguar për shërbimet publike, kurse janë dënuar të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të cilët i kanë shlyer vet dhe me kohë këto borxhe.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

Murati: Thesari përfiton 12 milionë euro nga Banka Qendrore e Kosovës

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

LDK prezanton 38 gra kandidate, Abdixhiku flet për barazinë dhe fuqizimin e grave

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Hamza: Kosova në krizë energjetike, PDK do të ndërtojë kapacitete të reja

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Lufta hibride dhe propaganda serbo-ruse, alarm për zgjedhjet e 7 qershorit

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Vrasja në Breg të Diellit, Gjykata aprovon kërkesën e Prokurorisë për 1 muaj paraburgim për të dyshuarin

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Ushtrimi “Ujku i Pamposhtur 01” në rajonin e Gjakovës, FSK del me njoftim për qytetarët

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Abdixhiku për takimet me ambasadorët: Kosova ka nevojë për miqësi të forta

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Supremja e refuzon ankesën e LVV-së lidhur me mbajtjen e tubimit politik në sheshin “Skënderbeu”

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Ndalohet një zyrtar publik, e mori rrogën pa dalur fare në punë

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Uran Ismaili: Kurti duhet ta luftojë varfërinë e papunësinë, jo t’i kthejë qytetarët kundër njëri-tjetrit

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Gërvalla refuzon të komentojë zgjedhjen e kryesuesit të KGJK-së

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Osmani fton qytetarët në tubimet e LDK-së: “Bashkohu!”

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Supremja refuzon kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë për grupin e dyshuar për krim të organizuar

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Arrestohet kandidati i PDK-së, Qëndrim Kryeziu

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Ahmet Isufi nis fushatën, kërkon mbështetje për një Kosovë më të zhvilluar

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë

Kurti nis fushatën zgjedhore me premtime për ekonomi, Hekurudha, fabrika dronësh dhe 1 miliard për ushtrinë