Qeveria – dialogu dhe vizat

E publikuar: 27/03/2021 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga Emrush T.Shkodra

Ju mund të rrisni aftësitë tuaja të zgjidhjes së problemeve duke përmisuar aftësinë tuaj të bërjes së pyetjeve dhe kërkesave kishte thënë Gelbi.

Qeverisja e re e vendit do të kalojë në një stad tjetër karshi retorikave Evropiane që tashmë dallohen me dritën e diellit që janë të bazuara vetëm në intriga kundrejt shqiptarëve në bisedimet që janë zhvilluar deri më tani Kosovë-Serbi.
Vendet e rajonit tashmë nga 2010-a lëvizin lirshëm në zonën shengen, dhe të gjitha shtetet e kishin fituar këtë mundësi pa ndonjë kushtëzim dhe presion.

Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja kishin marrë liberalizimin dhe mundësinë të lëvizin lirshëm drejt shteteve të Bashkimit Evropian, edhe pse me shumë kompetencë mund të themi, se ne qëndrojmë më mirë se sa disa prej tyre.

Nejse!

Kosovës iu kishin kërkuar mbi 100 pika, dhe ndër to ishte edhe humbja e territorit duke mbajtur si karrem heqjen e vizave, këtu shqiptarët sërish ranë në kurthin e ngritur Evropian të tillë demagog.

Qytetarët e Kosovës 11 vite pas liberalizimit të vizave për fqinjët akoma nuk mund të lëvizin lirshëm, dhe nuk trajtohet të barabartë me ta.

Dhe për rrjedhojë qytetarët e Kosovës jetojnë në një geto të rrethuar me një grumbull problemesh, e ku kryesisht këto janë të akumuluara ndër vite nga administratat ndërkombëtare e Evropiane që kishin pothuajse gjithë pushtetin mbi Kosovën.

Tanët ishin bashkë pjesëmarrës duke i bërë edhe hisedar bashkësinë ndërkombëtare në disa keqpërdorime të tyre në misionin që kryenin në Kosovë.

Sot për të aplikuar për një vizë të vetme në zonën shengen, do të duhen mbi 18 dokumente të ndryshme, edhe atë në fund do të marrësh një përgjigje qesharake negative krejtësisht.

Kosova duhet të shqyrton mundësitë e përfshirjes drejtpërdrejt në dialog më BE, e jo sikur deri më tani përmes procesit të dialogut me Serbinë.

Në nuk kemi shumë ndikim dhe fuqi që do të mund të ndryshojmë apo stagnojmë gjërat, por se të ju prishim kalkulimet që kohë pas kohë bëhen në dëm të shqiptarëve tashmë është mundësia.

Një shtet me institucione të dinjitetshme

Për të rritur reputacionin e një shteti do të duhej të ishin tre kritere të forta si:

1. Fuqia ekonomike, 2. Fuqia ushtarake, 3. Fuqia politike…

Dy të parat Kosova nuk i ka, dhe për rrjedhojë edhe rezistenca karshi kërkesave dhe presioneve nga BE-ja do të jetë minimale.

Por, ne tashmë e kemi fuqinë politike, dhe fokusi kryesor si një mekanizëm që do të mund të përdoret tashmë është në duart tona.

Udhëheqja shqiptare duhet të mendoj shumë seriozisht karshi interesave të shtetësisë së saj dhe qytetarëve të republikës.

Nëse kërkesa nga BE-ja që kryesisht ajo pretendon se përfaqëson bashkësinë ndërkombëtare, do të jetë dialogu me Serbinë, ne do të duhej shfrytëzuar mundësinë që e treguam më lartë, pra përgjegjësia të lihet mbi qytetarët e revoltuar karshi premtimeve Evropiane.

Fuqia politike, mos harro!

Tashmë mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës i ka dhënë mbështetje qeverisjes së vendit, dhe ne do të mundemi të shpalosim kërkesat tona përpara se do të ulemi në tavolinën që BE-ja e thërret “tryeza e bisedimeve”, e ku për ne dialogu paraqet interes të dimensioneve të ndryshme.

Ne armikun tonë e njohim në thelb, ne e parafytyrojmë edhe fundin e bisedimeve me armikun tonë të kahershëm, i cili është palë kundrejt nesh në bisedime!

BE-ja e ka përdor palën shqiptare si urë për realizimin e interesave karshi përmbushjes së kërkesave të palës serbe, pra serbët janë mbajtur në oborrin Evropian, falë prezencës sonë në bisedime.

Mundësia e ndryshimeve

Nëse insistohet në vazhdimin e dialogut, kjo do të behët vetëm në favor të Serbisë. Ata që do të insistojnë në dialog, ketë e bëjnë vetëm për ofrimin dhe ruajtjen në gjirin Evroperëndimor për shkakun se serbët flirtojnë herë me Kinë, herë me Turqi e herë me Rusi.

Kosova ka mundësinë e shfletimit të nevojave të saja, që tashmë sa kohë janë nëpërkëmbur nga BE-ja.
Ajo mund të insistoj në të drejtën e saj bazuar në ligjet ndërkombëtare dhe konventave të formuara nga vet BE-ja dhe OKB-ja.

1. Vendimi i gjykatës ndërkombëtare mbi pavarësinë e Kosovës
2. Aplikimi dhe pranimi në Interpol, këtu Kosova do të ketë mundësinë të paraqes për arrestimin e mbi 5500 personave për krimet e ndryshme të kryera në Kosovë, para dhe gjatë luftës.
Si duket Serbia këtu e ka frikën më të madhe, dhe ajo insiston më çdo kusht të pengoj pranim tonë në këtë organizatë.
3. Lëvizja e lirë e qytetarë, si një e drejtë universale.
4. Zbulimi i varrezave masive nëpër Serbi
5. Kthimi i eshtrave të tyre në Kosovë
6. Zbatimi dhe funksionimi i asociacionit të komunave i bazuar vetëm pas vendimit të gjykatës kushtetuese, si organi mbrojtës i shtetësisë sonë. Dhe asociacioni të përfshij të gjitha komunitetet, e jo të ketë karakter një etnik.
7. Lëvizja e lirë e mallrave, dhe përfshirja e Kosovë në tregun ballkanik dhe evropian.
8. Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara nga palët në procesin e dialogut.

Sfidat para vetes

Republika e Kosovës dhe qeveria e saj ka para vetes një grumbull problemesh që janë akumuluar si pasojë e neglizhimit të qeverisjeve të më parshme, dhe kjo do ju jep prioritet gjërave duke u bazuar në imanenten e zgjedhjeve të problemeve të tyre.

Paralelisht me politikën e jashtme qeveria e vendit duhet të vazhdoj reformat e brendshme duke ofruar afër vetit njerëz profesionist të dëshmuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Duhet krijuar një mekanizëm që do të ndalonte njëherë e mirë të gjitha parregullsitë që janë bërë e që vazhdojnë të behën në të gjitha poret institucionale të shtetit.

Mjafton të ndermirët një aksion policor në cilin do dikaster të shtetit, dhe rezultatet do të jenë befasuese nga milionat e vjedhur të shtetit të ruajtur në valigjet individuale.

Ndalimi i dy e më shumë vendeve të punës, përcaktimi nëse një nëpunës mëton të vazhdon në afarizëm ose institucionet publike, benificionet dhe privilegjet për zyrtar të ndryshëm shtetëror, pagesa për udhëtime, shujta ditore, transporti dhe pagesa e udhëtimit duhet të ndalohen menjëherë.

Dhe shi për këtë pas 100 ditëshit të publikimit të raportit qeverisës, rezultatet do të jenë evidente në stopimin e keqpërdorimeve, dhe njëkohësisht buxheti i vendit do të rritej për më shumë se 30%.

Ndalimi i shpenzimeve, rritja e buxhetit

Më rritjen e buxhetit institucionet e shtetit do të mund të forcoheshin nga brenda duke rrezatuar fuqinë karshi cilit do problem në zgjidhjen e tij.

Rritja e buxhetit pastaj do të gjente shtrirjen drejt premtimeve të dhëna me herët në rritjen e standardit tonë jetësor, rritjen e pagave, aprovimin e sigurimit shëndetësor, shtesat për fëmijët etj.
Ruajtja e parasë dhe menaxhimi i mirë më të, do të thotë institucione të forta, një ushtri të fortë e moderne, dhe të pajisur më armatim. Një shëndetësi të mirë organizuar duke ruajtur shpenzimet për mjekime jashtë vendit, forcimi i mekanizmave të sigurisë e cila do të ishte një siguri më e madhe për qytetarët.
Një ekonomi të lirë dhe të begatshme, mes së cilës do të zhvillohet një konkurrencë e denjë dhe me standard etj.

Pra!

Fuqia politike është më shumë se një figurë karizmatike të cilën mund ti bësh lajka.
Një qeveri e mirë shtrënguar dhe ekuivalente me institucionet më larta të shtetit, është një balancim karshi politikave si të brendshme po ashtu edhe të jashtme.

Një njeri pa parime është zakonisht pa karakter. Sepse në qoftë se ai kishte një karakter të mirë, do të ndjente nevojën për të krijuar dhe parimet.

Epilogu

Si konkludim i kësaj vjen se Kosova dhe përfaqësuesit e saj nuk duhet të joshën më tej me karremin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve. Kosova nuk duhet as të ik nga tavolina e bisedimeve, bile në disa raste ajo duhet insistuar në bisedime, mbi bazën e zgjidhjeve të problemeve që nga pas lufta që kanë të bëjnë direkt me qytetarët e Kosovës.

Ajo duhet të shfrytëzojë të gjitha pikat e lartcekura në bisedimet me Serbinë të ndërmjetësuar nga BE-ja, pa ekuivokë dhe pa panik, sepse tashmë është palë garantuese edhe ShBA-ja.

Nuk duhet të na intereson se çfarë mendojnë të tjerët për atë se çfarë ne bëjmë, por neve duhet të na intereson më shumë se çfarë ne mendojmë në lidhje me atë që bëjmë.

Krenarinë mund ta mënjanosh edhe durimin mund ta konsumosh. Por dinjitetin nuk duhet humbur për asnjë dhe për asgjë.

Për: infosot.com