Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot-Abdixhiku: U rrëzua vendimi skandaloz i gjykatëses familjare

E publikuar: 21/11/2023 11:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se punimet në “Rrugën A”, rinisin sot.

Abdixhiku ka thënë se shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale ka rrëzuar “vendimin skandaloz të gjykatëses familjare”.

“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot”, ka shkruar ai mes tjerash.

Reagimi i plotë:

Punimet në ‘Rrugën A’ rinisën sot! 🚧

Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë.

Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot.

Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!