Punëkërkuesit kosovarë të interesuar më shumë për punë në Gjermani

31.05.2016 17:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Punëkërkuesit kosovarë të interesuar më shumë për punë në Gjermani

Përfaqësues të kompanive gjermane dhe atyre gjermano-kosovare thanë se qytetarët e Kosovës kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për vende të lira të punës, megjithëse, sipas tyre, punëkërkuesit kanë mungesë të përgatitjes adekuate për tregun e punës. Ata thonë se përgatitja profesionale e punëtorëve të Kosovës do të ndihmojë në krijimin e kompanive profesionale.

Rreth 40 kompani prezantuan të martën qindra vende të reja të punës në Kosovë, por edhe në Gjermani, kryesisht për profesionet e ndërtimtarisë, të përpunimit të ushqimit, arkitekturës, enterierit, në fushën e mjekësisë dhe tëtjera.

Rrahim Bajrami, pronar i kompanisë Wagner Industri në Gjermani, e cila merret me prodhimin e tekstilit, thotë se ndërmarrja ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në Kosovë dhe pritet që brenda pesë vitesh të punësojnë mbi 1,000 punëtorë.

“Interesimi është i madh. Brenda një ore kam shpërndarë 100 vizitë karta, por kam parë që po mungon kualifikimi i këtyre punëkërkuesve. Për lëmin tonë nuk po e shoh që ka persona të kualifikuar, por ne do t’i trajnojmë këta punëtorë në mënyrë që të krijojmë një kompani me punëtorë profesional, ashtu siç është edhe në Gjermani”, ka theksuar Bajrami për Radion Evropa e Lirë.

Sipas hulumtimeve të bëra nga shoqatat ekonomike në Kosovës, investitorët ndërkombëtarë të cilët kanë ardhur në Kosovë,përveç mangësive tjera në të bërit biznes, kanë theksuar se njëra prej barrierave që u paraqitet në Kosovë është edhe fuqia punëtore e pakualifikuar.

Philippos Food Company LLC është edhe një kompani tjetër gjermane, e cila tani e 20 vite është e shtrirë në tregun evropian dhe është ndër kompanitë më të mëdha botërore për përpunimin e perimeve.

Haki Selmani, përfaqësues i kësaj kompanie, thotë për Radion e Lirë se për punëtorët të cilët do të punësohen në fabrikën që pritet të hapet, do të bëhet edhe trajnimi i tyre, pasi që në Kosovë mungojë punëtorët e kualifikuar për këtë veprimtari.

“Jemi tani e një vit në Kosovë duke bërë përgatitje për hapjen e një fabrike të përpunimit të perimeve… pritet të punësohen deri në 600 punëtorë vetëm në fabrikë ku do të bëhet përpunimi i perimeve, pastrimi, klasifikimi dhe do të përgatiten për tregun evropian, ku e kemi një treg të sigurt. Interesimi i të rinjve është mjaft i madh”, ka theksuar Selmani.

Në Panairin e Punës janë prezantuar vende të lira të punës edhe për në Gjermani.

Fjolla Sogojeva, përfaqësuese e kompanisë Fati – GMBH, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se kanë të hapura 10 vende të punës.

“Interesimi është mjaft i madh, nuk kam pritur të jetë kaq i madh. Ka shumë të rinj që kanë aplikuar, e shumë prej tyre janë të diplomuar. Kushtet të cilat duhet të plotësohen për këto vende të punës janë përfundimi i fakultetit të arkitekturës, dhe vendet e lira të punës janë për në Gjermani”, ka treguar Sogojeva.

Në anën tjetër, Flamur Hoxha nga kompania MNP Personal Leasing, e cila merret me gjetjen e punëtorëve për kompani të shumta në Gjermani, ka treguar për mundësi të shumta punësimi.

“Çdo i ri që ka një aftësim profesional dhe e njeh gjuhën gjermane, më së paku nivelin e parë, i ofrohet mundësi punësimi në Gjermani në periudhe afatgjatë deri në tre vjet, me kushte të mira. Të rinjtë mund të aplikojnë për vende pune këtu në panair dhe në qendrat për punësim që janë të hapura në Prizren, Gjakovë , Rahovec dhe Malishevë”, sqaron ai.

Punëkërkuesit e intervistuar nga Radio Evropa e Lirë kanë shprehur interesim më të madh për punësim në Gjermani dhe më pak në Kosovë.

Agron Shala, një i ri i nga Kosova, thotë të ketë shikuar të gjitha ofertat e punës të cilat ofrohen në Gjermani.

“Nuk jam i interesuar për punë në Kosovë. Aplikova në vendet e punës të cilat ishin të hapura për në Gjermani. Kam punuar në ndërtimtari disa vite në Kosovë dhe tash po dua të shkojë jashtë Kosovës ta bëjë këtë punë”, shprehet ai.

Ndërkaq, Valtita Bajraktari nga komuna e Drenasit, thotë të jetë e interesuar për punë në ndonjërën nga kompanitë gjermano-kosovare me vend pune në Kosovë.

“Tani dy vite kam të përfunduar fakultetin dhe jam e papunë. Po mendoj që ky panair është një mundësi e mirë. Aplikova në një pozitë që ishte për kontrollim të mallit dhe mendoj që më përshtatet, shpresoj të punësohem”, thekson ajo.

Ndryshe, papunësia është një nga problemet më të mëdha që ka përcjellë qytetarët e Kosovës që nga paslufta.

Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, të cilat flasin për vitin 2015, tregojnë se niveli i papunësisë në Kosovë ka arritur në 32.9 për qind.

Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare, me 57.7 për qind.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Pa distancë, pa censurë’’, Abdixhiku e Osmani shkojnë në Gjilan: Kosova ka nevojë për më pak zhurmë e më shumë bisedë

Pa distancë, pa censurë’’, Abdixhiku e Osmani shkojnë në Gjilan: Kosova ka nevojë për më pak zhurmë e më shumë bisedë

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Kurti darkë e muhabet me biznesmenë shqiptarë nëpër botë, iu flet për ndërtimin e hekurudhave, digave, stadiumeve

Mehani reagon: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua

Mehani reagon: Unë jam më i fortë se çdo herë, sulmet tinzare nuk me ndalin e s’do të fitojnë mbi mua

Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Babë, sot dhe shembullin se si respektohet shteti, ata që provokuan për t’u viktimizuar mbetën duarthatë

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Lushtaku: Krejt kjo është politikë, Kurti viktimizohet përmes aksioneve të tilla

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Musliu: Tre policë kanë refuzuar mbrëmë të vijnë në Skenderaj, janë suspenduar nga detyra

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Shqipëria tri stërvitje të përbashkëta me Kroacinë dhe Kosovën, ministri Nufi: Nuk na shqetëson stërvitja NATO-Serbi

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit

Haxhiu ngushëllon familjen për ndarjen nga jeta të Alush Gashit

Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Abdixhiku për vdekjen e Alush Gashit: Më iku një mik i madh, do të më mungosh shumë profë

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Haxhiu: Mbrëmë në Skenderaj nuk u pa thjesht një aksion policor, u rikthyen kujtimet e rënda për shumë qytetarë

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Osmani: Kosova po rrit një gjeneratë që mëson shpejt, punon fort dhe synon larg

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kos kërkon stabilitet institucional, thotë se 2026 mund të jetë viti i Kosovës

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për Kosovën

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

IKD: Drejtësia duhet të veprojë ndaj sulmeve, pa krijuar shqetësim dhe pasiguri te qytetarët

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Premton Kurti: Në mandatin e ardhshëm shtesat për fëmijë do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro