Pula që bën vezë jeshile

E publikuar: 25/05/2020 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Misteri i pulës që bën vezë jeshile po bën bujë në të gjithë botën. A.K. Shihabudheen, është pronari i një pularie në qytetin indian të Malappuram, në Kerala.

Së fundmi ai ka zbuluar se një nga pulat e tij, i bën vezët me ngjyrë jeshile.

“Disa muaj më parë, vumë re se një pulë e fermës tonë të vogël, bëri vezë me të verdhën jeshile. Në fillim u befasuam dhe nuk e hëngrëm”, tha ai për mediat.

Ai tregon se në vijim vunë re se të gjitha vezët e pulës ishin në të njëjtën ngjyrë.

Historia e pulës së rrallë bëri bujë, sa që disa ditë më parë studiuesit e Universitetit të Shkencave të Veterinarisë në Kerala, vizituan fermën e Shihabudhee, për të kryer analiza dhe për të zbuluar veçantinë e kësaj pule.

“Është një fenomen shumë i rrallë, por mundësia më e madhe është ushqimi që kanë ngrënë”, thanë shkencëtaret.

Por i zoti i fermës, A.K. Shihabudheen, e përjashton një mundësi të tillë, pasi thotë se të gjitha pulat e tij hanë njëlloj