Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka paralajmëruar protestë me rastin e vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, raporton Ekonomia Online.
Molliqaj ka bërë të ditur se protesta do të më datë 29 nëntor në ora 14:30.
Ai ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe qytetarë tjerë.
Madje ai tha se protesta do të jetë masive në mënyrë që t’i tregojnë siç tha asaj se qytetarët nuk janë dakord me veprimet e kësaj gjykate.
“Ajo që ne mundemi të themi dhe ju bëjmë thirrje qytetarëve që të na bashkëngjitet sepse kjo vizitë është e papranueshme, e pa tolerueshme dhe nuk është e mirëpritur ajo në Kosovë. Ne kemi vendosur ta presim me protestë dhe të pamundësojmë këtë takim që pretendohet të mbahet atë ditë, për të pamundësuar se nuk është e mirëseardhur në atë takim”, tha Molliqaj.
Kreu i PSD-së ka kërkuar që protestës t’i bashkohen edhe veteranët e luftës.
“Secili luftëtarë u UÇK-së duhet të jetë bashkë më ne me parandalu këtë takim. Nuk mund të këtë drejtësi selektive dhe duhet të bëhemi bashkë që ta merr porosinë”, u shpreh tutje Molliqaj.
Molliqaj adresoi edhe kritika në drejtim të krerëve të shtetit, për siç tha veprimet e gabuara në dialog.
Madje tha se presidentja Osmani e kryeministri Kurti nuk po reagojnë për rastin e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së. Tha se prioritet i tyre është autonomia territoriale për serbët në Kosovë.
“As presidentja as kryeministri nuk kanë shqetësime për veprimet e tyre që kanë sjell rezultate të gabuara në dialog por jo vetëm në dialog, veprimet e tyre kanë sjellë entuziazëm për me pas sjellje të tillë Gjykata Kushtetuese. Presidentja si përfaqësuese e unitetit të popullit asnjë fjalë për shkeljen e të drejtave që ju ndodhin bashkëluftëtarëve tanë në Hagë. Kuvendi Kosovës asnjë gjë, kryeministri asnjë gjë të gjitha këto janë për konsulta në kuadër të pijarit për ta shitur pozicionin të cilën tashmë e kanë pranuar, e që është autonomia territoriale për serbët në Kosovë. Pra besoj që nuk ja vlen me i marr seriozisht as dallimet mes tyre e as deklarimet e tyre të ndryshme ndonjëherë sepse një zëri të dytë e kanë pranuar autonominë territoriale në Kosovë duke mos fituar Kosova bash as edhe një gjë në këtë proces”, u shpreh tutje Molliqaj.

















