Projekte prioritare për energjinë e erës dhe asaj fotovoltaike në shkretëtira

E publikuar: 01/11/2021 16:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kina ka filluar një sërë projektesh të mëdha të energjisë së erës dhe fotovoltaike në zonat e saj të shkretëtirës që nga mesi i tetorit, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i vendit, citon “Xinhua”.
Sipas Komisionit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës, këto projekte janë të vendosura në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme në Kinën veriore dhe në Gansu, Qinghai dhe Ningxia të Kinës veriperëndimore, me një kapacitet të instaluar prej afro 30 milionë kilovatësh.
Sipas komisionit, promovimi i erës dhe energjisë fotovoltaike do të ndihmojë në rivendosjen e ekosistemeve në zonat e shkretëtirës, nxitjen e ekonomisë lokale dhe kontributin në përpjekjet e vendit për reduktimin e karbonit.

Këto projekte janë ndër synimet e vendit për zhvillimin e energjisë nga era dhe fotovoltaike në zonat e shkretëtirës. Kapaciteti total i instaluar vlerësohet të arrijë në 100 milionë kilovat nëse të gjitha projektet në listë përfundojnë.