Prodhuesit vendës kërkojnë të hiqet taksa e akcizës së brendshme

04.08.2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Prodhuesit vendës kërkojnë të hiqet taksa e akcizës së brendshme

“Trajtimi i akcizës në lëngje – stërngarkesë për sektorin e pijeve joalkoolike, njëkohësisht një pengesë e madhe për afarizëm pozitiv”, ishte konferenca për media e prodhuesve të pijeve pjesë e Aleancës Kosovare të Biznesit.

Bashkim Osmani, nënkryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, dhe pronar i fabrikës së pijeve Laberion Dona, tha se Qeveria e Kosovës, me theks të veçantë Ministria e Financave dhe ministritë tjera përkatëse, kohën e fundit po prononcohen dhe angazhohen në krijimin e kushteve të volitshme të zhvillimit të biznesit dhe ekonomisë në Kosovë.

Sipas tij veprimet e tilla do të jenë gjithmonë të mirëseardhura dhe të përkrahura nga komuniteti i biznesit, përderisa kanë për qëllim zbatimin e një qëllimi të përbashkët e që është zhvillimi i ekonomisë së Kosovës.

“Si çdo degë e industrisë edhe ne jemi duke u ballafaquar me problem të shumta e të cilat janë të natyrave të ndryshme”, tha Osmani.

Ai shtoi se problemi kryesor është ai i politikave fiskale që udhëhiqen për lëndët e para dhe produktet që i prodhojnë. Janë pikërisht këto probleme që na kanë vënë në pozicion të pakënaqësisë së madhe, duke tentuar kështu që nëpërmes kësaj konference ti njoftojmë institucionet përgjegjëse se jemi në kushte shumë të vështira.

“Ne sektori i pijeve jo alkoolike prej vitit 2006 pa asnjë vullnet paguajmë taksën e akcizës në lëngje prej 0.045 centë për litër. Për çdo litër të produkteve tona të shitur në territorin e vendit llogaritet se mesatarisht 15-25 për qind të çmimit final janë akcizë që duhet ti paguhet shtetit”, tha Bashkim Osmani.

Nënkryetari i AKB-së shtoi se kjo do të thotë se shumë më shumë fiton shteti nga kjo akcizë se sa prodhuesit që i prodhojnë e plasojnë produktet në treg.

Ai tha se është lehtë e kuptueshme se kur importohet një lëndë e parej prej vendeve të treta dhe paguhet TVSH-ja 16 për qind dhe doganë 10 për qind edhe i shtohet akciza 15 deri 25 për qind dhe duke i krahasuar politikat tona fiskale dhe të vendeve të rajonit, prodhuesi kosovar është i pabarabartë dhe në disfavor jo vetëm në aspektin e konkurrencës në rajon, por pikërisht në tregun e vendit të vet.

Të gjitha vendet e rajonit gëzojnë lirime nga detyrimet e importit për lëndën e parë, gëzojnë subvencione dhe nuk kanë ngarkesë të brendshme të taksës së akcizës andaj janë konkurrues në vendin tonë përkundër shpenzimeve të transportit dhe shpenzimeve tjera që kanë.

“Duhet të ju njoftojmë se asnjë vend fqinjë që ne kufizohemi me ata nuk e aplikojnë këtë taksë të akcizës”, tha Osmani.

Sipas tij dëshira prodhuesve është që të jenë konkurrentë me prodhuesit tjerë të rajonit e Evropës, të jenë në hap me kohën, të prodhojnë produkte cilësore, të ndikojnë në standardin e vendit, në debalancin e importit me eksport, të ketë sa më shumë prodhime vendëse, që t’i zëvendësojnë prodhimet që vijnë nga importi.

“Vazhidimisht kemi kërkuar që kjo taksë nga produktet tona të gatshme të hiqet, por nga institutcionet nuk është gjetur mirëkuptim, por këto masa janë shtuar dhe janë bërë më të rrepta, siç është rasti i atribuimit të akcizës edhe për pjesën e produkteve për të cilat deri më 2012 nuk është kërkuar të paguhet si dhe duke lëshuar aktvendime për arkëtim të detyrueshëm të kësaj takes në aspekt të veprimit retroaktiv”, tha nënkryetari i AKB-së

Prodhuesi e pijeve dhe AKB-ja kërkojnë nga të gjitha institucionet vendimmarrëse që përfundimisht të hiqet apo reduktohet taksa e akcizës së brendshme për produktet e lëngjeve dhe të ndërpritet çdo veprim institucional, arbitrar për arkëtim të detyrueshëm të taksave për periudhën retroaktive tre vjeçare.

Sipas tyre kërkesa është e bazuar në fakte, sepse lehtësirat për biznes janë rrugëdalja e vetme nga situate e krijuar dhe njëkohësisht ky propozim në rast të mirëkuptimit do të ndikoj drejtpërdrejtë në kursimin e shportës së konsumatorit dhe do të mundësoi prodhuesve mbajtjen e kontinuitetit të dinamikës së punësimit në vend.
Florent Zhuniqi, nga fabrika e lëngjeve Frutti, tregoi se edhe përkundër ankesave të shumta, kanë marrë përgjigje refuzuese, duke u kërkuar që detyrimisht të paguajnë 328 mijë e 627.24 euro. Ai tregoi se në fillim të stinës verore u janë bllokuar llogaritë bankare, duke i detyruar në arritjen e marrëveshjes për pagesën në dymbëdhjetë këste për secilin muaj nga 27 mijë euro e 385.60 centë.

Xhelal Radoniqi nga kompania Devolli, tha se janë të shqetësuar me kërkimin e detyrueshëm të akcizës në mënyrë retroaktive, problem i cili po i përcjell tash një kohë të gjatë dhe ku dogana kërkon mbi 1.4 milionë euro pagesë për akcizën për vitet paraprake.

Edhe prodhuesit e tjerë të pijeve shprehën të njëjta shqetësime duke treguar se po detyrohen të paguajnë për mallra inekzistente e disa nga të cilët kanë nisur pagesën.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare

Shiroka-Pula takohet me drejtorin e AKI-së, në fokus siguria kombëtare