Pritet të rikthehen në qiell avionët “737 MAX” në mesin e 2020’ës

E publikuar: 21/01/2020 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Boeing” është në pritje që rregullatorët të aprovojnë rikthimin e avionit “737 MAX” në mesin e vitit 2020.

“Boeing” deklaroi se po informon klientët dhe furnizuesit, që aktualisht po vlerësojnë rikthimin e avionit “737 MAX” për në mesin e vitit 2020.

Kompania “Boeing” ka qenë në krizë pas dy përplasjeve të avionëve “737 MAX”, në Indonezi dhe Etiopi vitin e kaluar, ku humbën jetën 346 persona.

Ish-shefi ekzekutiv i Boeing, Dennis Muilenburg dha dorëheqjen në muajin dhjetor.