Pritet rinumërim votash për disa kuvende komunale

E publikuar: 14/11/2017 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Numri i madh i ankesave të paraqitura në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga ana e kandidatëve për kuvende komunale pritet të sjellë rinumërime tjera të kutive të votimit.

Një gjë e tillë pritet të vendoset sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku është njoftuar se në rend dite do të ketë “vendim për rinumërim sipas vendimit të PZAP-it”, thuhet në raportimin e RTK-së,

Sipas të dhënave të bëra të ditura nga PZAP-i numri i ankesave që janë paraqitur në këtë institucion pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për kuvende komunale ka qenë rreth 500 ankesa.

Para shpalljes së këtyre rezultateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati rinumëruar 695 kuti votimi që u takonin Zgjedhjeve për Kuvende Komunale nga komuna të ndryshme të Kosovës.