Presidenti Thaçi përkujton dëshmorin Mujë Krasniqi, thotë se ishte frymëzim i ushtarëve

E publikuar: 14/12/2016 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka përkujtuar të mërkurën dëshmorin Mujë Krasniqi në 18 vjetorin e rënies së tij.

Thaçi shkruan se Mujë Krasniqi ka qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së dhe ishte frymëzim i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Thaçit në Facebook:

“Mujë Krasniqi, duke qenë ndër fytyrat e para të UÇK-së, u bë frymëzues i ushtarëve për të luftuar dhe vazhduar rezistencën për çlirimin e Kosovës.

18 vjet më pas, sakrifica, veprat e tij dhe të bashkëluftëtareve, janë dëshmi e atdhedashurisë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme.

Është përgjegjësi e jona si institucione dhe qytetarë që të kujdesemi edhe më shumë për vlerat, për të cilat ata janë flijuar”. /Telegrafi/