Presidenti slloven në Zyrën e Thaçit: Ratifikojeni demarkacionin, respektoni marrëveshjet me Serbinë

E publikuar: 12/02/2018 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti slloven, shteti i të cilit ka pasur kontest lidhur me demarkacionin me Kroacinë, thotë se ajo çështje nuk ka ndikuar në prishjen e raporteve mesdy shteteve dhe se Kosova duhet ta ndjekë rrugën e njëjtë në mënyrë që ta ruaj fqinjësinë e mirë me Malin e Zi.
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, po qëndron sot në Prishtinë në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Ai në një konferencë të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi i ka kujtuar Kosovës rrugën që duhet ndjek deri në Bashkimin Evropian.

Presidenti Sllovenisë, shtet ky që ka shkuar deri në Arbitrazh për çështjen e Demarkacionit me Kroacinë, ka këshilluar Kosovën që të ratifikojnë Demarkacionin si dhe të përmbushin obligimet tjera, të dala nga dialogu me Serbinë.

Pahor e ka cilësuar si të mirë Strategjinë për Zgjerim të Komisionit Evropian në Ballkanin Perëndimore, edhe pse të njëjtën Presidenti Thaci e quan të padrejtë.

Megjithatë, ai është zotuar se Kosova do ta ndjekë rrugën drejt integrimit evropian, me ratifikim të Demarkacionit dhe formimin e asociacionit të komunave serbe /Express/