Pranimi i të dëbuarve nga ShBA, Zyrtari i lartë për Çështje të Evropës dhe Euroazisë në DASH: Faleminderit Kosovë

E publikuar: 14/06/2025 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe zyrtari i Lartë i Byrosë për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan, ka falënderuar Kosovën pasi që e njëjta ka shfaqur gatishmëri për pranimin e shtetasve të vendeve të treta, të larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta Express.

Reagimin e tij, ai e ka bërë duke shpërndarë postimin e ambasadës amerikane në Kosovë, ku po ashtu Kosova është falënderuar nga e ngarkuara me punë në ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati.

“Faleminderit partnerit tonë, Kosovës, vendit të parë në Evropë që njofton pranimin e shtetasve të vendeve të treta të larguar nga Shtetet e Bashkuara. Sigurimi i kufirit të SHBA-së është një përparësi kyçe e Administratës Trump dhe unë e vlerësoj shumë si qeverinë ashtu edhe popullin e Kosovës për partneritetin e tyre”, thuhet në postim. /GazetaExpress