
Analisti Xhevdet Pozhari ka thënë se është më mirë të kthehet sistemi me lista të mbyllura, e jo të hapura, shkruan infosot.com
“Një pyetje dashamirëse për partitë: A e keni menduar ndonjëherë se është më mirë të kthehet sistemi me lista të mbyllura, e jo të hapura. Kur ju vet do t’iu jepni përparësi kuadrove të kualifikuar që do t’ju përfaqësojnë në parlament”, ka shkruar Pozhari.
Sipas tij, me këtë ritëm, në të ardhmen partitë do të rrezikojnë që në ulëse të parlamentit të ketë më shumë Tik-Tokerë sesa inxhinierë, doktorë, profesorë, njerëz të dëshmuar në fusha të ndryshme, kuadro të mirëfilltë partiak… etj.
“Argumenti: Legjislaturat e para në Kuvendin e Kosovës (kur ishin listat e mbyllura), kanë qenë shumë më të profilizuara sesa tani.
Mbyllni listat sa nuk është bë vonë!”, ka shkruar Pozhari.