Policia turke sekuestroi 608 kg kokainë, sasia e tretë më e madhe e kapur në vend

E publikuar: 11/04/2024 23:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia turke sekuestroi 608 kilogramë kokainë, që është kapja e tretë më e madhe e kësaj lloj droge në historinë e vendit, njoftoi ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya.

Droga, kryesisht në formë të lëngshme, u kap në një operacion të kryer në tre provinca, njoftoi Yerlikaya në Platformën X, raportoi AP.

Gjithashtu, janë sekuestruar rreth 830 kilogramë lëndë kimike të përdorura për përpunimin e drogës. Jerlikaya tha se operacioni i policisë kishte në shënjestër një bandë ndërkombëtare që dyshohet se drejtohej nga një shtetas libanezo-venezuelian, i cili u arrestua së bashku me katër të huaj, anëtarë të një grupi të krimit të organizuar dhe nëntë turq.

Grupet e vëzhgimit të krimit të organizuar thonë se Turqia po rritet si një qendër tranziti për kokainën që vjen nga Amerika e Jugut në Evropë.