Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi, dyshohet për vjedhje

E publikuar: 14/04/2023 15:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës e ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur të dyshuarin për disa vjedhje që janë raportuar së fundmi.

Ata e kanë bashkëngjitur një fotografi të të dyshuarit, dhe kanë kërkuar që për çdo informatë të kontaktohet në numrin 192.

“Njësiti i hetimeve që operon në kuadër të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi” thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në Facebook.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje në disa raste të vjedhjeve, që janë raportuar ditëve të fundit në Prishtinë”.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”.