Policia kap në flagrancë dy persona duke vjedhur në Vushtrri

E publikuar: 22/05/2022 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vjedhje në Vushtrri, ku të dy janë kapur në flagrancë duke vjedhur elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak, raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë arritur të i arrestojnë në flagrancë dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje ’, rast ky i raportuar rreth orës 04:00 në mëngjesin e sotëm të datës 22 maj 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin elektromotor dhe vegla pune në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak.

Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje ‘, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin.Pas procedurave të intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.