Policia jep detaje për aksionin e sotëm

E publikuar: 07/12/2016 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njësia e Hetimeve Kundër Krimit Ekonomik të Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të gjerë në lokacione të Prishtinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka konfirmuar për “Indeksonline” se aksioni ka pasur për fokus bastisjen e lokacioneve të personave të dyshuar që dyshohen për vepra penale për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “uzurpim të paligjshëm të pronës”.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Në fokus të operacionit është bastisja e disa lokacioneve të personave të dyshuar të involvuar në vepra penale që ndërlidhen me “falsifikim të dokumenteve ” dhe ” uzurpim të paligjshëm të pronës”. Operacioni policor është në proces dhe pas përfundimit do të bëhen të ditura detajet tjera me kohë”, është shprehur ai.

Ndryshe, aksioni ka nisur në orët e hershme të mëngjesit dhe është duke vazhduar ende.